• |
ide | kryesore

Gjendet një makinë e djegur në Fier, dyshohet se është përdorur në ngjarje kriminale (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një automjet i tipit ‘Mercedes Benz’ është gjetur i shkrumbuar totalisht në afërsi të fshatit Shtyllas në Fier. Makina është pa targa dhe dyshimet janë që mund t’i jetë vendosur flaka qëllimisht. Kanë qenë banorë të zonës ata që kanë parë flakët e kanë njoftuar forcat zjarrfikëse. Makina është gjetur në një rrugë dytësore, lidhëse me By-Passin e Fierit. Dyshimet se makina mund të jetë përfshirë në ndonjë ngjarje kriminale kanë bërë që të nisë puna për identifikimin e pronarit të automjetit nëpërmjet numrit të shasisë e detajeve të tjera, që i kanë shpëtuar djegies.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 17:30, në aksin rrugor Fier-Levan, në anë të rrugës së fshatit Shtyllas, është gjetur i djegur plotësisht një automjet tip “Benz”, pa targa. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *