• |
ide | kryesore

Emma Roberts, në një romancë të re dashurie

-Instant, Paparazzi, Slider


Emma Roberts thuhet se është në lidhje me aktorin Cody John prej disa muajsh. Sipas E!News, aktorja e “Scream Queens”dhe John u takuan përmes miqve të përbashkët.

“Emma e do personalitetin e Cody”, tha një burim për Page Six. “Ata kanë kaluar një kohë të mirë së bashku.” Lajmi për romancën e re të Roberts vjen më pak se një vit pasi ajo u nda nga Garret Hedlund pas tre vitesh së bashku.

Ish-çifti filloi lidhjen në mars 2019 dhe njoftoi se ata ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë pak më shumë se një vit më vonë. Që nga ndarja e tyre, dyshja kanë mbajtur një marrëdhënie miqësore ndërsa janë bashkë prindër të Rhodes.

Vetëm disa muaj më parë, Hedlund shkroi një mesazh  për të në Ditën e Nënës.

“Për nënën më të bukur, e dashur Emma!”, shkroi ai në Instagram. “Ti na ke dhënë një dhuratë që na mahnit mendjet dhe na kënaq cdo ditë.  Emma Roberts ka qenë më parë e lidhur me  aktorin Evan Peters për shtatë vjet .

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/01/04/cfare-ndodhi-ne-specialen-e-harry-potter-me-emma-watson-dhe-emma-roberts/


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *