• |
ide | kryesore

Çfarë ndodhi në specialen e Harry Potter me Emma Watson dhe Emma Roberts

-Instant, Paparazzi, Slider



Më 1 janar, “HBO Max” publikoi specialin e shumëpritur të Harry Potter 20th Anniversary: Return to Hogwarts. Ishte një ribashkim i gëzueshëm, me pjesën më të madhe të kastit të serialit dhe shumë nga kujtimet e tyre të fëmijërisë…dhe një që i përkiste dikujt tjetër.

Specialja e Harry Potter përfshinte intervista të reja, si dhe pamje të gjetura. Megjithatë, siç theksoi një fans detajist në Twitter, një pjesë kushtuar Emma Watson, e cila luajti Hermione Granger në serinë magjike, përfshinte një foto të një aktoreje krejtësisht të ndryshëm të quajtur po Emma.

Ndërsa Watson përshkroi kujtimet e saj të dashura familjare rreth librave të Harry Potter përpara se të dilte në film, një foto fëmijërie e Watson-it me veshët e Minnie Mouse u shfaq në ekran.
Vetëm se nuk ishte fare një foto e Watson-it – ishte e aktores së “American Horror Story” Emma Roberts.

Këtë foto e ka hedhur vetë Emma Roberts në Instagramin e saj dhe shumë kanë filluar t’i komentojnë me shaka ‘Emma Waston’.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *