• |
ide | kryesore

Antoine Griezmann kërkon ndjesë për kalimin te Barcelona: “Tifozëve të Atletico i kërkon falje”

-Instant, Sport
Antoine



Antoine Griezmann është rikthyer të shënojë me Atletico Madrid. Kundër Atletico Bilbaos francezi shënoi golin e parë, pasi u rikthye të jetë plotësisht një lojtar Colchoneros. Griezmann në fakt sapo ka firmosur kontratën me Atletico, pas ngjarjeve të njohura tashmë të transferimit delikat nga Barcelona.

Pikërisht për kalimin e tij te Blaugrana, Antoine foli në mënyrë shumë të ndjerë, duke iu drejtuar tifozëve të Colchoneros. Ashtu siç raportohet edhe nga Cadena Cope, ‘Le Petit Diable’ tha: “I gjithë ekipi bëri një punë të jashtëzakonshme. Ne vrapuam së bashku, sulmuam, vepruam si një ekip. Kemi kaluar shumë, por fitorja në fund është ndjesia më e mirë. Jam i lumtur, sepse fëmijët e mi do të më pyesin nëse shënova gol dhe unë mund t’i përgjigjem po. Jam i lumtur që kam nënshkruar një kontratë me Atléticon. E mbi të gjitha që jam kthyer të jem lojtar i kësaj skuadre në të gjitha aspektet.”

Antoine Griezmann më pas kërkoi ndjesë me fjalë të rëndësishme dhe me zemër të hapur: “Do të doja të kërkoja falje. Dua t’u kërkoj falje të gjithëve për dëmin që mund t’u ketë shkaktuar njerëzve kalimi im te Barcelona. Por mënyra më e mirë për ta bërë këtë është të tregoj më të mirën time në fushë… Jemi në rrugën e duhur”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *