Një 33-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër pasi u kap duke transportuar dru, të prera në mënyrë të jashtëligjshme. Shtetasi me iniciale T. B., banues në Çepunë është ndaluar në afërsi të fshatit Zenelaj. Në mjetin që drejtonte ndodheshin 4 m³ dru të prera pa lejen përkatëse. Gjatë kontrollit të efektivëve në shtëpinë e të riut, është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Kanabisi, lënda drusore dhe automjeti janë sekuestruar si prova materiale që do t’i shërbejnë hetimeve ndaj këtij shtetasi.
Dru te prera haha ketu vidhet cdo gje halli i druve. Ne gajasi shteti