• |
ide | kryesore

Akuza ndaj Olivia Wilde: Po e përdor Harry Styles për famë

-Instant, Paparazzi, Slider



Ish-dadoja e fëmijëve të Olivia Wilde dhe Jason Sudeikis ka folur së fundmi për romancën e Wilde me Harry Style.

Ajo pretendoi se regjisorja e “Booksmart” filloi të takohej me Harry  vetëm për të rritur imazhin e saj.“Ajo mendonte se Jason nuk e bëri të dukej aq mirë. Edhe tani me Harry-n, me të vërtetë besoj se ajo po e përdor famën e tij për të qenë e rëndësishme,” tha për Daily Mail gruaja, e cila zgjodhi ta mbante të fshehur identitetin e saj.

“Olivia nuk ishte aq e shkëlqyer si aktore apo regjisore. Jason e quante atë mediokre. Tani ajo është në qendër të vëmendjes dhe Jason gjithmonë thoshte se i pëlqen fama.”

Në intervistë dado gjithashtu pohoi se aktori  zbuloi fillimisht marrëdhënien e 38-vjeçares me  Styles në një orë të vjetër Apple. Pasi mësoi për romancën e tyre, Sudeikis dyshohet se u hodh sipër makinës së Wilde për ta ndaluar atë të shkonte tek Harry.

Megjithatë,  Olivia i quajti deklaratat e saj të rreme.

“Si prindër, është tepër shqetësuese të mësojmë se një ish-dado e dy fëmijëve tanë të vegjël do të zgjidhte të bënte akuza të tilla të rreme “, u shpreh ajo.  Ne do të vazhdojmë të fokusohemi në rritjen dhe mbrojtjen e fëmijëve tanë. Urojmë që ajo do na lërë të qetë”./Lapsi.al

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/09/23/olivia-wilde-sqaron-debatin-me-shia-labeouf-me-dha-ultimatum/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *