• |
ide | kryesore

Misteri/ Pse ish-liderin e Kinës e dëbuan nga Kongresi i Partisë (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit


Kanë bërë xhiron e mediave pamjet e ish-udhëheqësit të Kinës, Hu Jintao, të cilit i kërkohet të largohet nga skena në Sallën e Madhe të Popullit në Pekin gjatë Kongresit të Partisë Komuniste. Të gjithë po përpiqen të kuptojnë se çfarë ka ndodhur. Ka shumë pyetje dhe asnjë përgjigje deri më tani nga qeveria kineze.

Agjencia shtetërore kineze e lajmeve Xinhua raportoi se zoti Hu u shoqërua nga dhoma pasi u ndje keq. Por, duket se ishte vetë 79-vjeçari që nuk dëshironte të lëvizte. Nëse është kështu, pse? Çfarë i tha ai njeriut që e zëvendësoi, Xi Jinping që shkaktoi një pohim me kokë nga udhëheqësi aktual i Kinës? Dhe çfarë i tha ai mbrojtësit të tij, Li Keqiang kur e preku në shpatull para se të dilte nga salla?

Dy janë arsyet më të mundshme për largimin e tij. E para, mund të jetë një shfaqje e politikës aktuale kineze që bën një gjest simbolik duke larguar një lider të së kaluarës ose Hu Jintao ka vërtet probleme serioze shëndetësore. Ai u shfaq edhe në ditën e fundit të kongresit 1-javor të Partisë Komuniste.

Ky çimentoi pozicionin e Xi në krye si udhëheqësi më i fuqishëm i Kinës që nga Mao Ce Duni. Edhe në ditën e parë të kongresit, Hu hyri në sallë me ndihmën e një zyrtari. Atë ditë, dukej mjaft i dobët. Megjithatë, nëse u largua për shkak të sëmundjes, pse ndodhi kaq papritur? Pse para kamerave? Ishte një emergjencë?

LEXO EDHE: Xi Jinping në kongresin e Partisë Komuniste kineze: Nuk përjashtojmë përdorimin e forcës për Tajvanin

Një analizë më e gjatë e pamjeve, tregon Xi Jinping duke u kthyer nga ish-kryetari i partisë. Edhe në të majtë të Hu, figurat e larta Li Zhanshu dhe Wang Huning duken të shqetësuar. Madje në një moment Li zhvendoset për ta ndihmuar atë, por u tërhoq nga Wang që sikur donte t’i thoshte: “Mos u përfshi në këtë situatë”. Pasi Hu Jintao u ngrit në këmbë, ai zgjati dorën për të marrë gabimisht shënimet e Xi. Në këtë moment ai dukej krejt i hutuar. Udhëheqësi i Kinës i hoqi dorën Hu-sw dhe i mori përsëri shënimet.

Takimet masive të Partisë Komuniste zakonisht janë ngjarje me skenar të përcaktuar. Kjo ka shkaktuar në spekulime se momenti i largimit të Hu Jintao mund të mos ketë qenë një aksident.

Ai mori pjesë edhe në seancën e mëparshme me dyer të mbyllura në ditën e fundit të Kongresit. Më pas kamerat u lejuan të hynin në pjesën e fundit të ditës. Vetëm pasi ishin vendosur kamerat, zyrtarët iu afruan zotit Hu dhe i treguan se ai duhej të largohej. Zakonisht partia nuk i nxjerr “rrobat e saj të pista në publik”. Nëse kjo do të ishte një shfaqje e qëllimshme, do të shënonte një ndryshim nga sjellja e zakonshme. Është e ditur se Hu Jintao përfaqësonte një model shumë të ndryshëm për Kinën nga ai i Xi Jinping.

Ai drejtoi një udhëheqje shumë më kolektive. Atij i duhej të balanconte fraksionet e ndryshme në Komitetin e Përhershëm të Byrosë Politike. Vitet që Hu mbajti presidencën, nga 2003 deri në 2013, u panë si koha e hapjes ndaj botës së jashtme. Ishte moment i rritjes së tolerancës edhe ndaj ideve të reja.

LEXO EDHE: “Kina censuron dhe ndryshon fundin e “Minions”

Lojërat Olimpike të Pekinit 2008 ishin një kulm për ekspozimin ndërkombëtar. Kompanitë e huaja po afroheshin në Kinë. Turistët po vërshonin. Interneti ishte më i lirë. Mediat lokale filluan të bënin gazetari të denjë. Reputacioni global i Kinës po përmirësohej vazhdimisht. Shumë e konsiderojnë periudhën e Hu si “të artë”. Rritja ekonomike ishte vazhdimisht dyshifrore. Pekini kujdesej për reputacionin e tij.

Ndërsa Xi Jinping e ka çuar vendin në një drejtim shumë të ndryshëm. Me të në “qendër” ka shumë të paaftë rreth tij që nuk mund ta sfidojnë. Qeveria aktuale ka inkurajuar një shpërthim të ndjenjave nacionaliste. Ajo tregon pak shqetësim për atë që dikush tjetër mendon. Mesazhi për liderët e tjerë të botës është se tani ka ardhur koha e Kinës. Rrezikoni nëse ngatërroheni me këtë komb.

Edhe për popullin kinez, mesazhi është dhënë në Kushtetutën e Partisë. Aty u bëhet jehonë arritjeve përmes “luftës”. Si Sekretar i Përgjithshëm, që në fillim, Xi i nxori jashtë të gjithë kundërshtarët nëpërmjet një lëvizjeje kundër korrupsionit.
Tani ai e përdori Kongresin e këtij viti për të pastruar çdo mbetje të fundit të atyre që mendojnë se duhet të ketë rrugë të ndryshme ekonomike, shoqërore dhe politike.

Nëse e kuptonte se çfarë po ndodhte, një nga gjërat e fundit që Hu pa në këtë Kongres ishte përbërja e Komitetit të ri Qendror prej 205 personash. Ai nuk përfshin Li Keqiang apo Wang Yang. Që të dy shihen si liberalë ekonomikë. Të dy janë të lidhur me idetë e administratës së mëparshme. Kjo është pamja e Komitetit të ri të Përhershëm të Byrosë Politike. Aty janë grumbulluar me besnikët e Xi. Kështu garantohet vazhdimësia e një trajektoreje që është shumë e ndryshme nga reformat dhe hapja që ndodhi në epokën e Hu Jintao. ©LAPSI.al


1 Comment

  1. ai trapush shkeli rregulloren

    kina nuk eshte shtet shkerdhat si ketu ku arroganti dymetrosh ben ligjin

    popull dele votojeni prape arrogantin psikopat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *