• |
ide | kryesore

Instagram , së shpejti vecori të reja sigurie për figurat publike

-Instant, F1, Stil



Instagram ka njoftuar përditësimet e veçorive të sigurisë që do të ndihmojnë figurat publike të mbrohen nga sulmet. Lajmi vjen pasi  pasi një futbollist i Premier League zbuloi se ishte ofenduar në platformë.

Sulmuesi i Brentfordit, Ivan Toney shkroi në Twitter se ishte sulmuar në Instagram pasi shënoi dy herë në një ndeshje kundër Brighton të premten mbrëma.

Instagram u kritikua se nuk bëri më shumë për të parandaluar një abuuzim të tillë. Por kompania deklaroi se incidenti kishte ndodhur në Direct Messages , një hapësirë ​​private. Për këtë arsye,  ajo nuk mund të merrte masa derisa të ishte raportuar në aplikacion.

Kompania theksoi gjithashtu se veçoria e saj Hidden Words po zgjerohej për të fshehur automatikisht përgjigjet fyese. Flitrimi i mjetit është për të vërejtur gabime të qëllimshme drejtshkrimore të termave fyese. Plaforma tha se po bënte gjithashtu përmirësime në mjetet e tij të bllokimit. Kur një përdorues bllokon dikë, ai do të jetë në gjendje të bllokojë llogari të tjera që mund të ketë ose të krijojë në të njëjtën kohë. /Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2022/09/06/instagram-gjobitet-405-milione-euro-per-privatesine-e-femijeve/

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *