• |
ide | kryesore

Zbulohet arsyeja e grindjes së Olivia Wilde dhe Florence Pugh

-Instant, Paparazzi, Slider


Olivia Wilde dhe Florence Pugh janë përfolur shpesh në media për një debat mes tyre.  Sipas ish-dados së Olivias, ato u grindën pasi Florence pati një flirt me Harry Styles përpara se Olivia të lidhej me të.

Dadoja e quajtur Erika Genaro nga TMZ  i bëri këto pretendime në një intervistë me Daily Mail këtë javë. Genaro pohoi se Sudeikis i tha asaj se “Flo kishte flejtur me Harry gjatë kohës që ishte e lidhur”. Pugh u nda me aktorin Zach Braff në fillim të këtij viti.Pas rrëfimit të dados, Wilde dhe  Jason Sudeikis, lëshuan një deklaratë të përbashkët.

“Si prindër, është tepër shqetësuese të mësosh se një ish-dado e dy fëmijëve tanë të vegjël do të zgjidhte të bënte akuza të tilla të rreme për ne publikisht,” u shpreh ish cifti për Page Six. “Fushata e saj tashmë 18 mujore për të na ngacmuar ne, si dhe  miqtë e ngushtë, kolegët, ka arritur kulmin . Ne do të vazhdojmë të fokusohemi në rritjen dhe mbrojtjen e fëmijëve tanë . Shpresojmë që ajo do e lejë të qetë familjen tonë.”

Page Six zbuloi më parë se zënka mes tyre nisi gjatë xhirimeve, ‘Dont Worry Darling”. Aktorja refuzoi të bënte promo për filmin por mori pjesë  në Festivalin e Filmit në Venecia. Edhe pse Olivia ka mohuar debatin mes tyre dhe e ka lavdëruar publikisht, Florence nuk ka patur asnjë reagim/Lapsi.al

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *