• |
ide | kryesore

Kanye West humb statusin e miliarderit

-Instant, Paparazzi, Slider



Kanye West ka humbur statusin e miliarderit tani që Adidas ka ndërprerë partneritetin me të.

“Adidas nuk toleron antisemitizmin dhe çdo lloj tjetër të gjuhës së urrejtjes”, tha kompania në një deklaratë.

“Veprimet e fundit të Ye-së kanë qenë të papranueshme dhe të rrezikshme. Ato shkelin vlerat e kompanisë për diversitetin, përfshirjen, respektin reciprok dhe drejtësinë.”

Marrëveshja me kompaninë përbënte 1.5 miliardë dollarë të vlerës neto të Wes. Pa të, ai vlerësohet në 400 milionë dollarë, sipas Forbes. Reperi punoi me Adidas që nga viti 2013 në linjën e tij të atleteve Yeezy. Gap, Balenciaga dhe Vogue gjithashtu kanë ndërprerë bashkëpunimet e tyre me të.

Vendimi i Adidasi jep fund një polemike disajavore në të cilën këngëtari “All of the Lights”, ka bërë deklarata antisemitike.

“Mund të them ofendime dhe Adidas nuk mund të më heqë mua”, tha West në podcastin “Drink Champs” në fillim të këtij muaji. Kanye kritikoi gjithashtu  “median hebraike”pasi ai postoi një pamje të mesazheve të tij me tekst me Diddy, në të cilat reperi shkruante: “Kjo nuk është një lojë. Unë ju përdor si shembull për t’i treguar popullit hebre që askush nuk mund të më kërcënojë apo të ndikojë tek unë.”/Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2022/10/25/adidas-nderpret-bashkepunimin-me-kanye-ndalohet-prodhimi-i-yeezy/

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *