• |
ide | kryesore

Sondazhi i fundit/ A janë dakord shqiptarët për hapjen e dosjeve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
DOSJEVE


Shqiptarët janë të gjithë një mendje kur vjen fjala për hapjen e dosjeve të komunizmit. Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania, 79.7% e tyre mendojnë se dosjet duhet të ishin hapur. Vetëm 9.3% e tyre janë përgjigjur jo dhe 11% janë përgjigjur nuk e di. Ndërkohë, 84.3% e shqiptarëve mendojnë se personat e përfshirë me sigurimin e shtetit duhet të ishin përjashtuar nga çdo post shtetëror, ndërsa vetëm 7% janë shprehur se nuk duhet të përjashtohen.

Interesimin më të madh për hapjen e dosjeve e ka grupmosha 55-64 vjeç me 89.2% pasuar nga grupmosha 65-75 vjeç me 88.8%, grupmosha 25-34 vjeç me 86.6%, 35-44 vjeç 85.1% 45-54 vjeç me 80.7% dhe më pak interes ka grupmosha 18-24 vjeç me 73%.

Ndërkohë, 76.9% e shqiptarëve mendojnë se nuk është vonë për të zbardhur të vërtetat e komunizmit, pas janë shprehur se dosjet duhet të hapen tani. Vetëm 16.1% mendojnë se dosjet tani nuk duhet të hapen.

Tek ata që duan hapjen e dosjeve tani, mbizotëron grup mosha 55-64 vjeç me 81.6% pasuar nga grupmosha 25-34 vjeç me 80.5%, 65-75 vjeç me 78.1%, 35-44 vjeç me 74.8%, 45-54 vjeç me 73.3% dhe 18-24 vjeç me 69.8%.

LEXO EDHE: DOSJA/ A është Ilir Meta, politikani bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit?

Por ata që duan hapjen e dosjeve nuk i ndan as ndasia politike, 86.4% e atyre që janë pro hapjes së dosjeve janë votues të së djathtës dhe 71% e tyre janë votues të së majtës.

66.8% e shqiptarëve mendojnë se nuk ka ndasi politike kur vjen fjala për lustracionin dhe të dyja palët preken njëlloj. 10.1% e të pyeturve u përgjigjën mazhoranca dhe 8.9% opozita.

Të ndarë sipas ndasive politike nga votuesit e PS-së në vitin 2021, 59.3% mendojnë se të dyja palët preken njëlloj nga lustracioni, 20.1% mendojnë opozita dhe vetëm 0.8% mazhoranca. Ndërkohë sipas votuesve të PD-së në 2021, 57.3% preken njëlloj 29.4% mazhoranca dhe 4.7% opozita.

LEXO EDHE: Loja politike me hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit

Shqiptarët mendojnë se politika shqiptare, edhe pse kanë kaluar 31 vite nuk ia ka dalë të pastrohet nga personat që kanë pasur lidhje me Sigurimin e Shtetit. Të pyetur nëse ka në politikë sot persona që kanë qenë pjesë e sigurimit 78.2% e tyre janë përgjigjur ‘Po’ dhe vetëm 4.2% e tyre mendojnë se nuk ka.

Të ndarë sipas grupmoshave, tek ata që mendojnë se politika ka ende ish-sigurimsa mbizotëron grupmosha 65-75 vjeç me 81.1% pasuar nga grupmosha 35-44 vjeç; 80.7%, 55-64 vjeç; 80.4%, 25-34 vjeç; 79.3%, 45-54 vjeç; 76% dhe 18-24 vjeç me 70.4%.

Ndërsa nëse i ndajmë si ndasi politike, 86.7% e atyre që mendojnë se ka ende ish-sigurimsa në politikë i përkasin PD-së dhe 72.4% i përkasin PS-së.

Gjetjet janë të Barometrit në Euronews Albania, realizuar gjatë periudhën 9-21 shtator 2022, kryer nga MRB dhe Data Centrum, në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë. /Euronews Albania


6 Comments

  1. Ato qe kane qene spiuna duhet te perjashtohen jo vetem nga postet shteterore ,por edhe nga posted publike ,perfshi mediat ! Jane shume gazetare ,botues dhe gjasme analiste qe iu kane Dale edhe pseudonimet: Mero Baze,Frrok Capi,Baton Haxhiu,Ido Bythqiri,Takuya Ngjela ,A,Hila me gjith gruan e tij qe po manipulojne opinionin publik duke ddemtuar rend demokracine!

  2. Ne asnje menyre. Ky eshte vendi i spiunave ata kane edhe teqene e tyre ketu. Gjindje e poshter. Doni te prishni kete tradite me vlera. Po harmonine qe kemi mes mesh?!
    Poshte atdhetaret e patriotet, rrofshin spiunet!

  3. Përtej zhurmës së dasmës së Berishës që martohet për herë të tretë me gruan e parë, ka një të vërtetë që duhet ta pranojmë të gjithë. Martesa e Berishës me Ilir Meta/Metaj, është natyrale, e vërtetë dhe strategjike për hallin që ka Sali Berisha dhe partneri i tij në këtë martesë.Por nuk duan shpellkaret e spiunet komuniste te krye spiuneve salih metaj berisha,pastaj cfare te bejne pjellat komuniste shpellkare,por dhe bushati ka frike se ai ka spiunuar shoket

  4. Po mirë dakort por varet për kë do hapen.Per të gjithë? Dhe për ata të mjerë të persekutuar që nën trysninë famëkeqe të S.SH.Qe e bënin per ti mbijetuar ferrit komunist dhe tek e fundit nuk kanë bërë dëm veçse figurojnë të tillë.Apo për ata fatosa të partisë që e bënin me ndërgjegje të plotë dhe me vetëdije.Per ata që kanë shkatrruar jetën e shumë njerëzve.Apo për ata që ishin drejtuesit dhe projektuesit famëkeq të këtyre dosjeve pra struktura e S.SH që gëlojnë kudo akoma në administratën publike të gjitha niveleve.Kjo është çështja.

  5. 79% e Shqiptarve nuk e dijne ca do te thote spiun apo patronazhist.

    Beni nje sondazh per sondazhin a duhet te besohen a jo se mbase 79% del qe nuk i besohet sondazheve.

    Eshte punuar shume mire me grafiken e sondazhit sa duket qe eshte nje dore profesionale e qe i vendos shifrat me dore 🙂

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *