• |
ide | kryesore

Sigurimi i banesave nga tërmeti bëhet i detyrueshëm/ Nëse s’paguan nuk merr asnjë shërbim në e-Albania e në Kadastër

Lajme, Të fundit



Qeveria synon të bëjë të detyrueshëm sigurimin e të gjitha banesave në vend për t’i mbrojtur nga tërmetet. Pra, nëse nuk paguan sigurimin e banesës nga tërmeti nuk do të marrësh dot shërbime publike nga platforma e-Albania, as shërbimet kadastrale, ndërsa bizneset nuk do të marrin shërbime nga Qendra Kombëtare e Biznesit.

Kështu është parashikuar në nenin 33 të pr/ligjin për “Sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet” i cili është hedhur tashmë për konsultim publik.

Primi i sigurimit duhet të paguhet me detyrim nga çdo individ  person fizik ose juridik, vendas apo të huaj, pronarë ose përdorues të pasurive të paluajtshme në territorin e Republikës së Shqipërisë, pavarësisht nga niveli i shfrytëzimit të këtyre ndërtesave.

Të gjitha banesat dhe seksionet që ndodhen brenda banesave që përdoren si njësi shitje, zyra apo për qëllime të ngjashme e kanë detyrimin për të siguruar. Përjashtohen nga kjo taksë ndërtesat të cilat përbëhen nga argjile/qerpiç, strukturë me fibër – kallami  ose të ngjashme dhe ndërtesa me vendosje të lëvizshme ose të përkohshme.

Sigurimi do të mbulojë vetëm dëmtimet në banesë duke përjashtuar dëmin tjetër pasuror (mobilet, pajisjet e brendshme, etj) dëmet në njerëz, përfshirë vdekjen, kompensim të dëmeve morale; shpenzimet në lidhje me heqjen dhe zhvendosjen e mbeturinave apo dhe humbjet financiare nga ndërprerja e biznesit dhe fitimi i munguar.

Sigurimi që paguhet nga poseduesit e banesave do të rinovohet çdo 1 vit dhe periudha e vlefshmërisë së policës së sigurimit është një vit. Ndërsa dëmshpërblimi paguhet brenda nëntë muajve.

Skema e sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet do të menaxhohet nga Fondi Kombëtar për Tërmetet, i organizuar në formën e një shoqërie aksionare, në pronësi të shtetit dhe përgjegjës është Ministri i Financave.



7 Comments

    1. Monopolin e Shoqerive te Sigurimeve kush e ka?
      Filluan me siguracionet e makinave qe na i 10fishuan tani do rrjepin popullin me te varfer dhe me te trashe te botes, qe hiqet si me i vjetri ne Bote. Pikaaaaa vjetersise dhe historise se pa shkruar!

  1. Monopolin e Shoqerive te Sigurimeve kush e ka?
    Filluan me siguracionet e makinave qe na i 10fishuan tani do rrjepin popullin me te varfer dhe me te trashe te botes, qe hiqet si me i vjetri ne Bote. Pikaaaaa vjetersise dhe historise se pa shkruar!

  2. Ne se populli nuk ngrihet keta shume shpejt do tu pine edhe gjakun si vampir.

    Si mund te me detyrosh te paguaj sigurim banese, ku eshte ne kushtetute . keta gjithe

    problemin e kane qe tua pamundesojne mbijetesen njerzve qe ata te largohen.

    Keta duan vetem te mledhin para per te bere qejf ne motele e hotele, per te ndertuar

    resorte e per makina te shtrejta e luksoze. Kurre nuk ka shkelur mbi kete toke nje

    pushtues kaq i eger e pa shpirt si keta. Zoti marrte hak, se popullit me sa duket i ka mbaruar

    fuqia.

  3. Dhe prap kur te vije dita e shkundjes se votes populli do te zgjohet pa gdhire te shkoje e te shkunde voten pa dyshim qe pro eshte semundje e vjeter nga komunizmi kush te merr shpirtin te do. Palloshi i gjate si kalliri pa bukez u be mbret dhe ata jetuan te lumtur pergjithmone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *