• |
ide | kryesore

Sigurimi i shtëpisë nga tërmeti/ Kush nuk paguan nuk merr shërbimet nga E-Albania

Arkiva, Lajme, Të fundit



Qeveria shqiptare ka vendosur që të aplikojë sigurimin e detyrueshëm për dëmet nga tërmetet për çdo banese në Republikën e Shqipërisë, përveç atyre me qerpiç ose me kallama. Projektligji, i cili vjen pas draftit të qeverisë për rritjen e taksës së pronës, është nxjerrë në konsultim me Ministrinë e Financave dhe qytetarët do të jenë të detyruar që çdo vit të bëjnë sigurimin vjetor të banesës, përfshirë dhe banesat sociale dhe ato ne proces legalizim.

Sipas projekt ligjit polica e sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet mbulon dëmet e ndodhura në pronën e siguruar, të shkaktuara nga një apo disa ngjarje tërmeti të ndodhura gjatë periudhës së vlefshmërisë së përcaktuar në kontratë.

Përjashtohen nga mbulimi i sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet, të gjitha lëndimet trupore duke përfshirë edhe vdekjen, kërkesa për kompensim të dëmeve morale, sendet brenda banesës së objektit të siguruar, shpenzimet në lidhje me heqjen dhe zhvendosjen e mbeturinave, humbjet financiare nga ndërprerja e biznesit dhe fitimi i munguar.

Polica e sigurimit është e vlefshme vetëm për një vit dhe në rast tërmeti dëmshpërblimi paguhet brenda 9 muajsh ne një vlerë që përcaktohet sipas metodologjive te qeverise. Për subjektet që nuk blejnë primin do ketë masa.

Kush nuk siguron banesat nuk merr shërbim në e-Albania dhe as në QKB. Shuma e sigurimit do përcaktohet me vendim qeverie, por nëse i referohemi tregut aktual të sigurimit të banesave, çmimi është 1 euro për metër katrorë ne vit. Kështu një banese 50 metra katrorë e ka policën 50 euro, apo një tjetër me sipërfaqe 100 euro e ka sigurimin vjetor 100 euro.



12 Comments

  1. Thjesht antikushtetuese. Kush do e siguron, kush nuk do, nuk ka pse te prese demshperblim, por me detyrim se ben dot. Rrit taksen mbi pasurine e paluajtshme me 1% dhe krijo fond per demtimet nga termeti. Si e ashtuquajtura takse e ndotjes qe eshte tek karburantet.

    1. Jepeni me PPP ato e menaxhojne per bukuri thjesht vjedhja e radhes kush do le ta siguroje keta le te shikojne njere keto kompani sigurimi qe per 200 mije te vjetra duhen 4-5 muaj per tu demshperblyer turp turp vend hajdutesh

  2. Nuk po i dalin leket per pagesat e inceneratoreve. paskan fut ne xhep dhe agjensite e sigurimeve tani. se deri dje qaheshin, tani ndjehen komode, se do marrin lek me vendim qeverie.
    nuk e di cfare pret me ky popull.

    P.S. Mos harrojme dhe taksen per kasollet e lopeve dhe kotecet e pulave.

  3. Për subjektet që nuk blejnë primin do ketë masa.

    Hajde lobim, hajde.

    O qelbesire. Perse NUK ben nje fond SOVRAN, qe te merret me keto pune, por majm nje privat, qe ka nje model biznesi qe mban ere mut.

    Ky komb, duhet te perdore REFERENDUMET, urgjentisht, se RILINDJA po e dhunon te paguaje private me Ligj.

    Kujtoni rrugen e Kombit. Ja dhe kjo tani.

  4. shembulli me i thjeshte se si punon shteti Shqiptar ne funksion te oligarkeve. I detyron qytetaret e saj te paguajne per sigurim te shtepise dhe ne te njejten kohe u heq nga mbulimi
    (ose detyrimi per kompanite sikurative) pjese shume te rendesishme si keto ne paragraf, a nuk eshte e turpshme?
    “Përjashtohen nga mbulimi i sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet, të gjitha lëndimet trupore duke përfshirë edhe vdekjen, kërkesa për kompensim të dëmeve morale, sendet brenda banesës së objektit të siguruar, shpenzimet në lidhje me heqjen dhe zhvendosjen e mbeturinave, humbjet financiare nga ndërprerja e biznesit dhe fitimi i munguar.”
    Jo vetem qe skan detyrim oligarket e kompanive sikurative (qe po te njejten jan qe kan dhe hotele e ndertime ne pjese te lakmuara te Shqiperise) te te mbulojne per humbjen e jetes po madje as me heq rrenojat spaguajne gje ata por duhet te paguash ti.

  5. QE TE BEHENI TE DREJT VENDOSNI TE VERTETEN .KTHENI PRONAT ISH PRONARVE DEMSHPERBLENI KRIMET E KOMUNIZMIT LEGALIZONI SHPIJAT DHE MBANI DREJTESI ME HAK DHE QE TE MBETENI HAJDUT VAZHDONI SI TE DESHIRONI POR QE AI QE GJITHCKA KRIJOJ DHE PERSOSI PER TE PADREJTIT NESE SPENDOHEN SIPAS KRITEREVE TE TIJE KA PERCAKTUAR ME KRIJIM DHE UDHEZIM NDESHKIM TE ASHPER QE PACMANGESHEM DO TU KAP NUK KA SHPETIM PREJ TIJE

  6. Me kte milet pederast, gjithçka pritet hyyy ……, xhixhi thell e ma thell se i ma bytha shqipos

  7. Kompania private nuk paguan ne rast termeti te fuqushem ata shpallin falementin dhe nuk paguajne se ska leke aq shume se jan miljarda leke dhe turqia lypi leke imagjino kta hajdutet tane pastaj do thone e ke siguruar te orivati meru me ate ai iken dhe populli me …………n

  8. Me miliona EURO te ndihmave qe dha bota per Temetin e qe i vodhen
    Ky i GJATI me TIGRIN sigurohet e tere Shqiperia. Por shikoni kur kete
    bisnes shume fitimprures por anti ligjor e anti kushteues T’ia japin Cac
    Angjelit , Si CEKAPIN Vilma Nushit.Po ku i shkon mendja seprapthi
    ketye rilindasve vetem T’a rrjepin kete popull. (Te mos harojme shprehjen
    e te ndjerit Pjeter Arbnori : J’u nuk jeni socialiste por SPECIALISTE”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *