• |
ide | kryesore

Çuçi flet jashtë Kuvendit: Sot pamë të njëjtin skenar

Lajme, Të fundit



Kreu i grupit parlamentar të PS Bledi Çuçi u shpreh sot për gazetarët se e vetmja gjë që e rëndësishme në këtë seancë plenare është miratimi i buxhetit më të madh në 32 vite.

“E vetmja e re sot edhe që shqiptarët besojnë e kanë pasur dhe e kanë vëmendjen është miratimi i buxhetit më të madh publik në historinë e këtyre 32 viteve. Janë 7 mld euro që është dyfishi i buxhetit të 2013-ës.”

Ai u shpreh i keqardhur që lufta brenda PD-së e ka hequr fokusin nga çështjet me interes për qytetarët shqiptarë.

“Më vjen keq që lufta e brendshme në PD ka bërë që të jenë të shkëputur nga interesi i shqiptarëve. Sot që duhet të jepnin alternativat, folën me tymuese. Sot pamë të njëjtin skenar, për fat të keq që besoj unë shqiptarët nuk do duan ta shohin më shumë. E vetmja gjë që duhet tu ngelë në mendje shqiptarëve është buxheti i cili ka akorduar 400 mln euro plus për rritjen e pagave”, tha Çuçi.



8 Comments

  1. cuc hunda , super hajdut

    ne tre fjale tha ne cdo fjale nuk di gje per kete nuk di gje per ata\

    si dhe faktin qe nuk njohim opoziten me 50 deputete dhe me 600 mije vota ne maj 2023

    1. Dyfish i buxhetit te 2013? Atehere me siguri taksat jane 5 fishuar per qytetaret gjate kesaj periudhe. Edhe me sa po duket skemi pare gje akoma me rritje taksash.

  2. Si mund te jete nje burre me ate qe i dhuron gruan. Baxhanak nuk mund te quhet se duhet t’i

    kene grate motra , dhenderrr nuk mund te quhet se duhet ti kete dhene motren ose bijen,

    Po vras mendjen dhe nuk po i jap dum.

  3. E la fjalën për skenarin rilindas që ne do vazhdojmë të vjedhim se këtë ligj që kërkon debat dhe 83 vota e kalojnë plotësisht jashtë ligjit duke treguar që neodiktatura nuk ka brirë dhe po vepron haptas!!!

  4. Cuci si idiot i dobishem i rames!

    Parlamenti i zaptuar nga Garda de jure dhe de facto ka rënë!

    Parlamenti është totalisht i zaptuar nga Garda dhe në këtë mënyrë është ligjëruar rënia e tij.

    Në sallën e Kuvendit s’ka asnjë të drejtë të hyjë kërrkush përveç deputetëve.

    Grusht i shtetit i qeverisë mbi Parlamentin është fakt publik në sytë e të gjithë botës!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *