• |
ide | kryesore

Mblidhet Grupi i PS, Çuçi: Marrëveshja Rama-Meloni dhe Amnistia Penale të enjten për votim në Kuvend

Lajme, Të fundit



Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi mblodhi sot Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste për të diskutuar axhendën e javës së re në Kuvend.

Në fjalën drejtuar deputetëve të mazhorancës, Çuçi tha se në seancën e ditës së enjtes do të kalojnë për votim dy marrëveshje dhe dy projektligje.

Së pari është marrëveshja në lidhje me programin e shkëmbimit të studimeve universitare në Evropën Qendrore dhe së dyti protokolli me Italinë për emigrantët. Çuçi tha se pritet zbardhja e plotë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese këto ditë të para të javës, që i hap më pas rrugë për çuarjen në seancë.

Dy projektligje të rëndësishme janë gjithashtu amnistia penale dhe ai për Zonat e Mbrojtura të cilat pritet të miratohen në seancën e kësaj jave.

“Projektligjin për Amnistinë Penale, Komisioni për Çështjet Ligjore parashikon për ta kaluar të martën. Do të rakordojmë dhe me opozitën për të bërë 84 votat e nevojshne për miratim”, deklaroi Çuçi.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS kërkoi gjithashtu prezencë të deputetëve në seancë në mënyrë që projektligjet dhe marrëveshjet e parashikuara në rendin e ditës të miratohen.



1 Comment

  1. Sa here mblidhen keta , eshte nje ogur i zi per popullin, mendja e tyre djallezore dhe shpirti i

    tyre i zi prodhojne vaxhdimisht e vaxhdimisht te keqia dhe vetem te keqia per njerzit dhe

    vetem vjedhje e korrupsion per vete e njerzit rreth tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *