• |
ide | kryesore

Kush fle më pak se 5 orë rrezikon shëndetin

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks
fle



Ekspertët nuk e kanë ende ende të qartë se cila është “sasia e artë ditore e gjumit”. Por, kush fle më pak se 5 orë rrezikon shëndetin. Sipas studimeve të fundit për moshat mbi 50 vjeç një gjumë më i shkurtër se 5 orë mund të rrisë rrezikun për një mori problemesh kronike shëndetësore.

Studimi i PLoS Medicine zbuloi se personat në moshat rreth 50 vjeç, që flinin 5 orë ose më pak, kanë një rrezik 30% më të madh për sëmundje të ndryshme, sesa ata që flinin 7 orë. Ekspertët nuk e kanë ende ende të qartë se cila është “sasia e artë ditore gjumit” të nevojshëm. Në përgjithësi rekomandojnë rreth 7 ose 8 orë gjumë. 

Sipas një studimi të një ekipi nga Universiteti i Kembrixhit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Universiteti Fudan në Kinë për njerëzit e moshës së mesme dhe të moshuarit sasia ideale e gjumit mund të jetë 7 orë gjumë. Në një studim të botuar në revistën “Nature Aging”, studiuesit thanë se kush fle 7 orë gjumë ishin më idealet për shëndetin mendor. /DW

LEXO EDHE: Sa orë gjumë duhet të bëni? Kjo varet nga mosha juaj



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *