• |
ide | kryesore

Kreu i NATO-s telefonon Vuçiç dhe Kurtin: Të mos përshkallëzohet situata!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka reaguar për situatën e krijuar në veri të Kosovës pas largimit të Listës Serbe nga institucionet vendase.

Stoltenberg ka zhvilluar një bisedë telefonike me Aleksandër Vuçiçin dhe Albin Kurtin ku i kërkoi të vetëpërmbahen.

Sipas kreut të NATO-s, çdo veprim i njëanshëm do të shkaktojë përshkallëzim të situatës. Në një postim në Twitter, Stoltenberg thotë se forcat e KFOR do të jenë të gatshme të ndërhyjnë nëse do të ketë përshkallëzim.

Postimi i Jens Stoltenberg:

Bisedova me Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurtin për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. I kërkova të dy liderëve që të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm që mund të shkaktojë përshkallëzim. Dialogu është e vetmja rrugë përpara. KFOR do të jetë vigjilent.

 



2 Comments

  1. Ik mor pede!
    Te gjithe e pranojne se Kosova ka te drejte, e megjithate i kerkojne ta toleroje edhe me Serbine. Pse?

  2. Ky ben sikur i plas trapi por ne realitet si rruhet fare. Nejse ky eshte thjesht rrogetar pasi jane te tjere ata qe marrin vendime

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *