• |
ide | kryesore

Kryemadhi nxjerr fakte të reja për aferën e inceneratorit të Tiranës

-Instant, Lajme, Të fundit



Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka nxjerrë sot detaje të reja në lidhje me aferën e inceneratorëve.

Kryemadhi iu referua Klodian Zotos, i cili ka paguar rreth 2 mld lekë për 19 kompani dhe se vlera e grabitur shkon rreth në 19 milionë dollarë.

Këto para janë vjedhur gjatë periudhës  2018 deri 2021.

Kryemadhi tha se Klodian Zoto dhe tre kompani në emër të një bariu në Greqi dhe dy pensionistë kanë marrë shuma marramendëse nga inceneratorët.

Inceneratori i Tiranës, Offshore ka paguar Klodian Zoton deri më sot me 25 milion dollarë të cilat Zoto këto para i ka paguar në 19 kompani të tjera që kanë kryer evazion fiskal.

Kryemadhi tha se të njëjtat kompani që kanë kryer skemën tek inceneratori i Elbasanit dhe Fierit janë dhe tek Inceneratori i Tiranës Ndërsa thekoi se pronar i Inceneratorit të Tiranës është vetë kryeministri Edi Rama.

“Akoma edhe sot ne paguajmë inceneratorin e Tiranës. Vlera e grabitur shkon rreth 19 milionë dollarë.
Këto pagesa Klodian Zoto i ka bërë në vitin 2018-2019-2020-2021. Ndërkohë që dje kryeministri thoshte që janë paditur nga Drejtoria e Tatimeve. Kur janë paditur si i kanë lejuar të paguhen dhe të marrin paratë. Mënyra se si Rama foli dje, ishte presion ndaj Prokurorisë. Inceneratori i Tiranës ka paguar 800 mijë dollarë vetëm për fluturime në vitin e pandemisë”, tha Kryemadhi.



15 Comments

  1. Per kopjacin shpellar me lart: nuk shkruaj me shkronja te medha une. Me kopjo si c’duhet dhe e ke hallall emrin.

    Sa per Moniken: O Monika po akoma nuk e more vesh mi moter qe nuk ta paguajne gjoben qe iu keni vene keta te inceneratoreve?! Kaq dru me pre je? Apo shpresa vdes e fundit?! Apo e lypmja faqen e zeze ka, po pa gjo s’te le?!

  2. Afera korruptive me inceneratorët ka filluar që në kohën që LSI ishte në koalicion qeveritar me PS e Ramës, e nëse kohët e fundit znj.Kryemadhi është bërë më agresive në denoncimin e kësaj afere, kjo vjen për faktin se LSI si pjesë e qeverisë socialiste, ka pasur akses në dokumentacionin qeveritar lidhur me to.
    Zonja Tabaku e ka denoncuar këtë aferë që në vitin 2016, kurse zonja Kryemadhi u kujtua të denoncojë aferën vetëm kur Koka e Bllaku kaluan si deputetë të PS
    Që deri tani në bankën e të akuzuarve nga drejtësia kemi vetëm dy ish deputetë e funksionarë të lartë qeveritarë si Koka e Bllaku, kjo është dëshmi se në këtë çorbë është përzjerë edhe LSI, ama është në të njejtën kohë edhe një dëshmi e drejtësisë selektive alla Rama, që ka tentuar që fajet edhe për këtë aferë tja lerë Ilir Metës.
    Meta ka luajtur gjithmonë rolin e xholit në politikën shqiptare e loja për ta paraqitur në publik aleancën Basha-Kryemadhi, pa miratimin e tij, është po aq e dyshimtë sa është edhe pretendimi i Berishës, se Basha paskej vepruar “me kokën e tij” si “peng i Ramës”.
    Përse nuk mori pjesë LSI në komisionin hetimor parlamentar për inceneratorët që u krijua nga opozita e të mund të kontribonte me dokumentat që posedonte si ish aleate qeveritare e Ramës ?
    Këtë pyetje krejtësisht normale nuk kam parë që ta bëjnë mediat shqiptare, por i lihet vend për protagonizëm zonjës Kryemadhi.

  3. Ju jeni njerezit me te korroptuar qe ka pasur ndonjeher historia e shqiperise si mund te dilni me para shqipetareve por jeni edhe te pa fetyr

  4. Të lumtë goja Monika! Je sa për 10 burra.

    Dhe sa për lënien e mandateve atëher, bëre shum mir por në mesin tuaj kishit tradhtarë, qe tani iu pa fytyra.

  5. Ti nxirr fakte te reja pothuajse perdite dhe spaku as e rruan e as e qeth . Ty te faleminderit per punen e palodhshme qe ke bere por mesa shoh kjo pune nuk zgjidhet me fakte por me vepra .Revolucion dhe plumba , kjo eshte zgjidhja e vetme .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *