Mediat britanike kanë dhënë detaje për të riun që qëlloi me vezë Mbretin Charles III. Patrick Thelwell u arrestua menjëherë nga oficerët e policisë. I riu bërtiste: “Ky vend u ndërtua mbi gjakun e skllevërve”. Të pranishmit nisën të bërtisnin “Zot, ruaj mbretin” dhe “Turp të qoftë”.
Ishin 4 vezë që fluturuan pranë Madhërisë së Tij dhe ranë në tokë. Charles pa nga vezët e thyera, por nuk reagoi. Në një biografi në internet, autori krenohet me përfshirjen e tij të gjatë në politikën e krahut të majtë. 23-vjeçari filloi në vitin 2015 kur bëri fushatë për të rrëzuar deputeten konservatore Esther McVey.
Daily Mail shkruan se i riu ka një blog ku shkruan rregullisht për ndryshimet klimatike. Thelëell garoi edhe si kandidat i Partisë së Gjelbër në zgjedhjet lokale 2019 në zonën e Hull Road Ward në York. Policia e North Yorkshire konfirmoi se 23-vjeçari ishte arrestuar nën akuzën e shkeljes së rendit publik. ©LAPSI.al
Filluan G99-shat kendej!
perderisa nuk e goditi nuk quhet qellim