• |
ide | kryesore

Princ Harry flet për diagnozën e mbretit Charles

Paparazzi, Slider



Princi Harry ka folur së fundmi për diagnozën e kancerit të babait të tij, mbretit Charles III.

Në një intervistë me Good Morning America, Duka i Sussex reflektoi mbi ndikimin e mundshëm që sëmundja e babait të tij ka në dinamikën e tyre familjare.

“Unë e dua familjen time”, tha 39-vjeçari, baba i dy fëmijëve gjatë një interviste me Will Reeve. “Fakti që arrita të hipja në avion dhe të shkoja ta shihja dhe të kaloja çdo kohë me të, jam mirënjohës për këtë”.

Kur u pyet për mundësinë që sëmundja e mbretit Charles të afronte familjen, Harry u përgjigj pozitivisht, duke thënë: “Absolutisht. Po, jam i sigurt”. Ai theksoi forcën e familjes në kohë sfiduese, duke u shprehur se sëmundja shpesh shërben për të bashkuar të afërmit.

Intervista e Harryt me GMA vjen menjëherë pasi Mbreti Charles, u kthye në Londër për t’iu nënshtruar trajtimit të mëtejshëm të kancerit. Monarku zbuloi diagnozën e tij më 5 shkurt dhe që atëherë ka filluar trajtimin.

Në një deklaratë të lëshuar gjatë fundjavës, Charles shprehu mirënjohjen për mbështetjen që ka marrë dhe theksoi rëndësinë e ndërgjegjësimit për kancerin.

Pallati fillimisht zbuloi diagnozën e Charles pas një procedure për një prostatë të zmadhuar, gjatë së cilës mjekët identifikuan “një çështje të veçantë shqetësuese” që kërkon trajtim. Buckingham Palace sqaroi se kanceri nuk ishte kancer i prostatës./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *