• |
ide | kryesore

Johnny Depp reagon pas pjesëmarrjes në shfaqjen e Rihanna-s

-Instant, Paparazzi, Slider


Johnny Depp ka falenderuar së fundmi Rihannan  që e ftoi në shfaqjen e saj ,Savage X Fenty Vol. 4. Ai u shfaq shkurtimisht, duke ecur teksa në sfond dëgjohej ‘So Fresh, So Clean’ të Outkast.

“Faleminderit @badgalriri #SAVAGEFENTYSHOW Vol.4. Tani në @primevideo”, ka shkruar ai në Instagram. Sipas një burimi të afërt me Rihanna-n, këngëtarja dhe ekipi i saj ishin të emocionuar që kishin Depp. Por, pjesëmarrja e tij u përball me disa kritika nga fansat e saj. Një prej tyre ishte këngëtari Olly Alexander, i cili në Twitter shprehu zhgënjimin e tij për markën.

Nga ana tjetër, aktori përvec sfilatës mori pjesë edhe  në MTV VMA si moonman.”E dini çfarë? Unë kam nevojë për punë. Dua ta dini  se jam në dispozicion për ditëlindje, dasma, çdo gjë që ju nevojitet.Gjithçka”, tha me shaka Johnny.

Paraqitja erdhi disa muaj pasi një juri prej shtatë personash e mbështeti pasi Amber Heard, ish-gruaja e Depp-it, shpifi për të në shkrimin e saj të vitit 2018 në Washington Post. Gjykatësi Penney Azcarate e mohoi kërkesën e Heard për një gjykim dhe pasi  ajo apeloi zyrtarisht vendimin, ekipi ligjor i Depp njoftoi se do të apelonte gjithashtu vendimin për kundërpadinë e tij./Lapsi.al

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/11/06/johnny-depp-i-jep-fund-lidhjes-me-avokaten/


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *