• |
ide | kryesore

BBC: E paqartë kush i hodhi raketat ndaj Polonisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
raketat


Orët e fundit kanë qarkulluar në rrjetet sociale pamje që tregojnë fragmente nga raketat në vendin e incidentit që ndodhi në Poloni. 2 persona humbën jetën. BBC thotë se nuk ka qenë ende në gjendje t’i verifikojë këto foto. Ajo ka folur me 3 ekspertë të mbrojtjes ushtarake për atë që tregojnë pamjet.

Mark Cancian është njëri prej tyre. Ai thotë se raketat mund të jenë nga një sistem S-300. Ky lloj rakete zakonisht përdoret për sulme tokë-ajër dhe është përdorur si nga Rusia edhe nga Ukraina gjatë gjithë luftës.

“Kush e hodhi raketën është e paqartë” – thotë J. Andrés Gannon, një ekspert i sigurisë në Këshillin e SHBA për Marrëdhëniet me Jashtë. Edhe ai pajtohet se ajo mund të jetë nga një sistem S-300.

“Ne e dimë se Rusia ka përdorur S-300 për sulme tokësore edhe pse është një sistem i mbrojtjes ajrore. Por edhe Ukraina i përdor ato gjithashtu për mbrojtjen ajrore kundër raketave” – shton ai.
poloni
Image of explosion aftermathPo ashtu edhe Dr. Justin Bronck, një bashkëpunëtor i lartë në grupin e ekspertëve pajtohet se raketa mund të jetë e sistemit S-300. Ai thotë se ende nuk ka prova të mjaftueshme për ta identifikuar atë.
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg shkroi në Tëitter se ka folur me presidentin polak Andrzej Duda për incidentin.

LEXO EDHE: NATO në alarm/ Moska: Nuk i hodhëm ne raketat në Poloni (PAMJET)

“Unë ofrova ngushëllimet e mia për humbjen e jetëve. NATO po monitoron situatën dhe aleatët po konsultohen nga afër. Është e rëndësishme që të gjitha faktet të vërtetohen” – thotë ai. Ndërsa Presidenti i SHBA, Joe Biden është informuar për raportet që vijnë nga Polonia. Zyrtarët thanë se ai ka folur flet me presidentin polak, Andrzej Duda.

Zëdhënësi i qeverisë polake Piotr Muller ka konfirmuar se vendi po rrit gatishmërinë e njësive të saj ushtarake. Ai njoftoi se qeveria “po verifikon nëse ka nevojë të aktivizojë Nenin 4 të NATO-s”.

Ky nen thotë: “Palët do të konsultohen së bashku sa herë që, sipas mendimit të ndonjërës prej tyre, kërcënohet integriteti territorial, pavarësia politike ose siguria e ndonjërës prej Palëve”.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi menjëherë Rusinë për sulm të qëllimshëm ndaj Polonisë, një shtet i NATO-s. Ndërsa mediat shtetërore ruse kanë lënë të kuptohet se raketat ishin ukrainase. ©LAPSI.al


9 Comments

  1. Amerika do lufte me cdo kusht por e bukura eshte se lufterat e veta i ben ne territore/ shtete te tjera gjithmone:)
    Gjithsesi, Ukrainen “mike” e coi per lesh cari shoku Bide. Po e kruan bythen me ariun polar por jo deri aty sa ta “nxjerre” nga strofulla sepse dhe shoku Biden e di se i qihet plaka. Qellimi eshte te shiten sa me shume arme.

  2. The King duhet te dergoje menjehere ne vend James Bondin qe te verifikoje situaten. Me pas Bideja dergon Rambon dhe zgjidhet puna.

  3. Ukraina kerkon nje lufte mes NATO – s dhe Rusise per t’i dhene fund luftes se saj.

    Manover si vrasja e Franc Ferdinandit ne Sarajeve per fillimin e Luftes se Pare Boterore, si dhe shperberjen e Perandorise Austriako-Hungareze.

    Ndersa u terhoq nga Kherson, Rusia e Putinit, e izoluar dhe ne deshtim nuk do te guxonte te prekte Polonine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *