• |
ide | kryesore

Video/ Nuk ka asnjë konspiracion, Katari futet negativisht në histori: Ekuadori shënon dy e i anullojnë një tjetër

-Instant, F1, Sport, Video
Ekuadori



Debutimi i ëndërruar nuk mbërrin për Katarin, që hyn në historinë e Kupës së Botës me një paraqitje krejtësisht negative. Al-Sheeb dhe shokët e tij bëhen kombi i parë pritës që mposhtet në debutimin e tij në kampionatin botëror. Përfitoi Ekuadori, duke fituar 2-0 dhe duke nisur sfidën ndaj Senegalit dhe Holandës. Tërheqësi i Tri ishte kapiteni Enner Valencia, i cili konfirmoi formën e shkëlqyer të shfaqur me Fenerbahçe. Dygolësh për të, ndërsa VAR i anulloi një gol më herët.

Fitorja e parë në Kupën e Botës i takoi Ekuadorit, që mposhti Katarin 2-0 nën shenjën e Enner Valencia. Dygolësh dhe paraqitje dominuese për sulmuesin e Fenerbahçes dhe kapitenin e përzgjedhjes së Alfaro. Monologu i amerikano-jugorëve në Al Bayt nuk vonoi fare. Enner Valencia shënoi që në minutën e 3′, pas një gabimi të bujshëm të Al-Sheeb, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Kapiteni i Tri, 15 gola këtë sezon në Fenerbahçe, megjithatë zhbllokoi në minutën e 16-të. Goli i parë i Botërorit erdhi me penallti, e dhënë për një faull të Al-Sheeb ndaj qendërsulmuesit. Ekuadori dominoi dhe dyfishoi epërsinë në minutën e 31-të. Mbrojtësi i Genk, Angelo Preciado krosoi për Enner Valencia, i cili shënoi me kokë golin e dytë. Goditja e vetme e Katarit (i tensionuar dhe i frikësuar) erdhi në shtesë me Almoez Ali, që goditi ngjitur me shtyllën.

Në pjesën e dytë, ekuadorianët, pasi prekën trisin me Ibarra, ulën qartë ritmin dhe u kufizuan në kontroll dhe kundërsulm. Plani funksionoi, me vetëm një tentativë për Katarin. Mohammed Muntari, i cili zëvendësoi Almoez Ali, goditi lart në minutën e 86-të pas një aksioni të mirë. Ekuadori fiton ndeshjen 2-0, ndërsa Katari hyn në historinë e Kupës së Botës në mënyrë negative. Asnjëherë më parë, një vend pritës nuk ishte mundur kurrë në debutimin e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *