• |
ide | kryesore

Italia bëhet gati për Europianin e sfidën hapëse me Shqipërinë: 28 lojtarë të thirrur për dy miqësore

Sport
Italia



Janë 28 lojtarë të thirrur nga trajneri Luciano Spalletti për ndeshjet miqësore në SHBA kundër Venezuelës dhe Ekuadorit, testet e para në kuadër të Euro 2024. Janë tre lojtarë të rinj të thirrur te Italia: mbrojtësi i Torinos Raoul Bellanova, mesfushori i Veronës, Michael Folorunsho dhe sulmuesi i Udineses, Lorenzo Lucca. Që të tre ishin thirrur tashmë në grumbullime kushtuar futbollistëve me interes për kombëtaren, edhe pse Folorunsho nuk iu përgjigjej thirrjes për shkak të gripit. Italia do të grumbullohet mbrëmjen e së dielës së 17 marsit në Romë dhe të hënën do të kenë seancën e parë stërvitore në Acqua Acetosa. Nisja për në Miami është planifikuar për të martën në orën 10:20.

Retegui rikthehet në sulm, por nuk ka vend për Scamacca, Immobile dhe El Shaarawy. Cristante është anashkaluar në mesfushë, ndërsa është preferuar Jorginho. Portieri i katërt është Carnesecchi i Atalantës.

Lexo më tejSpalletti e nis nga Shqipëria, vendos rregulla strikte: “Ndalohet playstation, nuk dua asnjë kokë ka*i”

Të enjten më 21 mars (22:00 me orën tonë, 17:00 me orën lokale) në stadiumin DRV PNK në Fort Lauderdale, shtëpia e Inter Miami, Italia do të përballet me Venezuelën, ndërsa të dielën e 24 marsit (21:00 me orën tonë, 16:00 me orën lokale) do të përballen me Ekuadorin në Red Bull Arena, në zonën e Nju Jorkut, në Harrison, New Jersey. Një test i rëndësishëm i dyfishtë në këndvështrimin e Europianit në Gjermani, ku ndeshjen hapëse Italia duhet ta luajë kundër Shqipërisë.

LISTA E TË GRUMBULLUARVE

Portierë: Marco Carnesecchi (Atalanta), Gianluigi Donnarumma (Paris Saint Germain), Alex Meret (Napoli), Guglielmo Vicario (Tottenham);
Mbrojtës: Francesco Acerbi (Inter), Alessandro Bastoni (Inter), Raoul Bellanova (Torino), Alessandro Buongiorno (Torino), Andrea Cambiaso (Juventus), Matteo Darmian (Inter), Giovanni Di Lorenzo (Napoli), Federico Dimarco (Inter), Giorgio Scalvini (Atalanta), Destiny Udogie (Tottenham);
Mesfushorë: Nicolò Barella (Inter), Giacomo Bonaventura (Fiorentina), Michael Folorunsho (Verona) Davide Frattesi (Inter), Jorginho (Arsenal), Manuel Locatelli (Juventus), Lorenzo Pellegrini (Roma);
Sulmues: Federico Chiesa (Juventus), Lorenzo Lucca (Udinese), Riccardo Orsolini (Bologna), Giacomo Raspadori (Napoli), Mateo Retegui (Genoa), Mattia Zaccagni (Lazio), Nicolò Zaniolo (Aston Villa).



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *