• |
ide | kryesore

Richarlison rrëfen dramën personale post-Botërorit në Katar: “Doja të dorëzohesha”

Sport
Richarlison



Ka përvoja që mund të ndikojnë negativisht në jetën personale të një sportisti dhe ekspedita e Brazilit në Kupën e Botës Katar 2022 ishte pikërisht një nga ato përvoja për Richarlison. Sulmuesi i pesë herë kampionëve të botës u vu në shënjestër të kritikave për performanca të pamjaftueshme. E eliminimi i Brazilit në çerekfinale ishte një traumë e vështirë për tu kapërcyer.

Sulmuesi i Tottenham, në një intervistë dhënë për ESPN UK, zbuloi ndjesitë e përjetuara në periudhën pas turneut të Katarit, në të cilën kombëtarja e Selecaos u eliminua në çerekfinale me penallti nga Kroacia.

Lexo më tej: Dy penallti inekzistente për Spanjën, Brazili shpërthen ndaj arbitrimit: “Nuk do të luajmë më pa VAR”

RICHARLISON PAS KATAR 2022: RËNIA DHE RINGRITJA

Qendërsulmuesi brazilian foli mjaft emocionalisht se si eliminimi i papritur i Brazilit e preku thellë, deri në atë pikë sa e detyroi të kërkonte mbështetje psikologjike: “Isha në kulmin tim, i fortë mendërisht dhe megjithatë pas kësaj arrita kufirin”, shpjegoi Richarlison. “Nuk mendova të vrisja veten, por të dorëzohesha po. Terapia më shpëtoi jetën. Kërkoja vetëm gjëra të këqija, madje edhe në Google. Më parë kisha këtë paragjykim për psikologët, duke menduar se kushdo që donte të shkonte aty ishte i çmendur. Nuk ishte kështu: është zbulimi më i mirë që kam bërë ndonjëherë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *