• |
ide | kryesore

Dëshmia bombë e Ardian Çapjas: “Politikani Taulant” pas vrasjeve në Elbasan

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Në 3 Shkurt të vitit 2016, gjatë orëve të mbrëmjes në Elbasan, në një lokal ku qëndronin miq dhe të afërm të familjes Çapja ndodhi një masakër me tre të vrarë dhe tetë të plagosur.

Katër persona të veshur me kamuflazh dhe të maskuar me kapuça zbritën nga makina dhe hapën zjarr në lokal, duke shkatërruar gjithçka me breshëri automatiku. Plumbat thyen xhamat, duke depërtuar në tavolinat ku ishin ulur një grup burrash nga 25 deri në 55 vjeç.

Të vrarë mbetën Agron Çapja 50 vjeç, Ardit Sinakolli 27 vjeç dhe Eno Bedalli 37 vjeç.

Të plagosurit në spitalin e Traumës u dërguan Fejzulla Çapja, Ferit Muça, Luan Muça, Bledar Muça, Bujar Reshka dhe Florenc Çapja

Të plagosur në spitalin e Elbasanit u dërguan Ardian Zharri dhe Arnold Çapja.

Ardian Çapja pas atentatit

Rrëfimi i Ardjan Çapjas për “politikanin me emrin Taulant”

7 vite më pas, Ardjan Çapja ka folur në gjyqin që po zhvillohet kundër tij për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit.

Çapja akuzon një “politikan me emrin Taulant” që ka dalë në përgjimet e masakrës së shkurtit të vitit 2016. Sipas tij, gjatë hetimeve doli në përgjime emri i një politikani me emrin Taulant, por përgjimet u fshinë me urdhër të gjykatës.

“Pas masakrës së 3 Shkurtit 2016 unë nuk kam dalë më nga shtëpia. Me avokatin e ndjerë Ravik Gurraj kemi marrë dosjen e ngjarjes së vitit 2016 dhe aty ka qenë në përgjim edhe një zyrtar i lartë me emrin Taulant. Më pas kemi mësuar se me vendim të gjykatës së Elbasanit përgjimet e politikanit janë asgjësuar. Politikani me emrin Taulant më ka marrë në telefon dhe më ka ofruar ndihmë, por unë nuk i kam kërkuar asgjë. Emrin e tij të plotë nuk e përmënd sepse më rrezikohet familja” deklaroi Çapja.

Patronazhisti Gent Sharra, nga grabitjet me Dumanin te përfitimi i fondeve publike në Elbasan

Dëshmia ka qenë një bombë e vërtetë. Dyshimet janë se bëhet fjalë për Taulant Ballën, ish drejtues politik i Partisë Socialiste në Elbasan, aktualisht në krye të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Balla është akuzuar vazhdimisht se ka përkrahur bandat që janë në hasmëri me Çapjat, duke i ofruar mbështetje policore, por edhe mbrojtje politike. Por kjo është hera e parë që emri i tij përmendet në sallën e gjyqit nga një prej protagonistëve të konfliktit mes bandave.

Sipas Ardian Çapjas, përgjimet ku dilte politikani me emrin Taulant janë arsyeja që u vra avokati Ravik Gurra në Elbasan.

“Vrasja e avokatit Ravik Gurra lidhet me masakrën e 3 shkurtit. Prokurori Ridvan Sukaj nuk na ka marrë dëshmi për ngjarjen e 2016 dhe kjo është hakmarrje e Sukajt ndaj nesh. Hetimet vazhduan për 2 vite dhe nuk arritën të zbuojnë asgjë. Këtu ka filluar manipulimi dhe orjentimi i hetimeve. Unë s’kam lidhje me vrasjen e 2012 sepse kjo vërtetohet nga qelizat telefonike që kam qenë jashtë vendit. Këtë manipulim e ka bërë prokurori Ridvan Sukaj. Kam dëgjuar në media që ju prokurori Dibra keni nën hetim vrasjen e avokatit tim Ravik Gurra. Ke tre telefona, ke dosjen time. Gjej kush ka vrarë avokatin. Bëj drejtësi! Nëse zbardh vrasjen e avokatit Gurra, do zbulosh thesare. Politika në Elbasan është e lidhur me krimin. Nisini hetimet që aty. Hap hetimin e Ravikut, aty ke gjithë të vërtetën. Mos qesh ti prokuror se kur doja të bëja kallëzim për prokurorin Ritvan Sukaj je larguar nga zyra me vrap. Unë jam më i drejtë se vet dretësia. Ridvan Sukës i kam bërë kallëzim për moshetimin e ngjarjeve. Unë i kam vajtur në zyrë dhe i kam kërkuar që të zbardh ngjarjen e 2016, por ai ka heshur dhe shkak ka qenë përgjimi i politikanit Taulant” ka thënë Çapja në sallën e gjyqit.

Ardjan Çapja me kryeministrin Edi Rama

Takimi misterioz i Ardjan Çapjas me Edi Ramën

Nuk ka prova të takimit me Taulant Ballën, por një foto e Ardjan Çapjas me kryeministrin Edi Rama qarkulloi në media pak kohë më parë.

Kur gazetari Artan Hoxha ia tregoi këtë foto në emision, atëherë kryeministri Rama u shpreh: “Zotëria me zonjën më thanë a mund të bëjmë një foto tek hoteli dhe i thashë po patjeter. Kam qenë disa here në hotelin e tyre në Elbasan se ka sallë për evente dhe konferenca. Nuk isha i informuar për të shkuarën e tij”.

Fakti që Çapja thotë se politikani me emrin Taulant i kërkoi ndihmë, ngrihen pikëpyetje nëse foto është bërë në rrethana të tjera apo këto që ka treguar kryeministri.

Arrestimi i Ardjan Çapja

Kush është Ardjan Çapja

Ardjan Çapja është një emër i njohur në qytetin e Elbasanit. Siç ka treguar edhe vetë në sallën e gjyqit, atij i janë bërë 3 atentate, dy në vitin 2017 dhe një në vitin 2020 kur tentuan ta eleminojnë me snajper në oborrin e shtëpisë së tij.

Kur policia i dërgoi formularin e OFL, aty shkruhej se Ardiani dyshohet si organizator i një sërë vrasjesh të ndodhura për motive hakmarrjeje. Gjithashtu dyshohet se ai së bashku me të afërm të tij ka kryer vrasje me pagesë, në periudhën 2009-2016.

Në vitin 2016 ai u arrestua sëbashku me Florenc Çapjan dhe Bledar Muçën pasi qëlloi më armë ndaj policisë. Por edhe pse gjithçka ishte e dokumentuar me video, gjykata e shpalli të pafajshëm, pasi policët nuk u identifikuan.

Ai u arrestua sërish, pasi prokuroria e akuzoi për vrasjen e Gentian Beqirit dhe babait të tij. Vrasja dyshohet se u krye për hakmarrje, pasi në vitin 2005 është vrarë, vëllai i Ardjanit, Sokoli.

“Në 2005 më është vrarë vëllai dhe ne si familje ja kemi lënë në dorë drejtësisë. Jam shoqëruar në polici për vrasjen e 15 gushtit 2012 ndërkohë që unë po vija nga Maqedonia. Deri në datën 13 gusht të atij viti kam qenë me pushime në Greqi. Më pas kam vendos me ik në Maqedoni më ble kaldaja, ishim 4 veta mes tyre edhe nipi Florenc Ccapia. Pa hyrë në elbasan na ka ndaluar policia, dhe na kanë marrë në pyetje, aty kam marrë vesh kush ishte vrarë. Nuk njoh asnjë nga të dyshaurit e tjerë nuk kam asnjë lidhje me ta. Prokuroria na bllokoi pasaportat dhe ndaluan nipin tim Florencin. Prokurori Ridvan Sukaj është i lidhur me krimin, i kam kërkuar që të zbardhen ngjarjet e mia që më janë bërë 3 atentate 2 në 2017 dhe një në 2020 me snajper” u shpreh ai./Lapsi.al

https://lapsi.al/2022/06/23/mbi-50-telefonata-dhe-qindra-zbardhje-berisha-gentian-sharra-bleu-vota-per-ps-ne/



23 Comments

  1. Taulant Llumi dhe mentori i tij Rama duhet e ishin m ekohr pas hekurave, ashtu sikurse Don Sejdini i Elbasanit!

  2. Ehehe, drejtesia e re dhe e reformuar do tu cjerre masken te gjithe te korruptuarve dhe atyre qe bashkepunojne me krimin.
    Kemi edhe mbeshtetjen e partnereve.
    Ngopu o popull debil me luge te zbrazet.

    1. Prisni SPAKU-N prisni akoma.. 🤣🤣🤣!!!

      Po shikojeni si eshte bere Edvini, si Salihu ne kohet!!! Ngeli duke u justifikuar tjetri…Vetem justifikime paska ky bolja i gjate..

    1. Keto jan te gjitha genjeshtra. Rilindja eshte e paster dhe e paperlyer njesoj si ai ylli i mengjesit vezullon dhe ndricon ne erresiren qe e rrethon. Turp per ata baltaxhinj te papune qe vjellin vrere ndaj saj.

      1. Hahahah ylli i mengjesit qe shnderrin ne agim, rilindje o sa gezim
        Mengjesi i praruar po vjen dita po agon, vesa mbi gjethe perthyen rrezet e drites krijon nje ndjesi dritheruese

        Rilindje perhere.

        Fajin e ka saliu degjohet me geIm ne cdo tv edhe bashkimi duket i lumtur me ne fund gjerat po shkojne sic duhet. Fajin e ka saliu eshte melhemi hyjnor per cdo plage. Balta e saliut nuk ka cna ben, ramen e do populli dhe partia, eshte biri i saj me hallet por ja qe ja doli te sjelle nje udheheqes global

        Fajin e ka saliu

  3. Hajde Jorgo, na shkruaj një nga ato perlat e tua.
    E di ti që t’a qaj hallin për raste të tilla? Nuk e ke të lehtë, se politikan me emrin Taulant dhe pikërisht në Elbasan nuk ka shumë.

  4. Ja po të përgjigjem se Taulanti jam unë, e çfarë pastaj ?
    Mos kujtoni se do më kapi policia apo do më hetojnë prokurorët ?
    I kam pasur e i kam në komandë e nuk ju a mban të më trazojnë.
    Ama ta dini se vetëm lideri global nuk ka gisht në këto punë

  5. taulant dil nji xhiro me kimeten verdall te pastrosh figuren, ndoshta te con te blinkeni ta besh dhe ti nji foto se te takon

    1. Ca problemi la?? Tahirin e coi Lu peshkataru ne shtepi te bardhe, beri foto me obamen , hengri dreke , bene pak muhabet se kish pune sajmiri nga ministrat me i miri.

      Ca te keqe ka te shkoje dhe tualeti ne shtepi te bardhe tek bideja…. Sheh sa bukur tualet, bide

      Plehra ka plot,ka pas plot e do kete plot.
      Problemi eshte tek 780 mije qe i dhane voten kryeripjellesit dhe ata 18 mije qe votun tualetin ne qelbasan.

  6. që është tallëse dhe ironike në këtë histori është vajtja e Sali Berishës në Shkodër. Kjo sepse në kohën kur qeveriste ai, shkodranët nuk morën kurrë as dëmshpërblime, as investime që parandalonin sadopak përmbytjet. E pikërisht ai që i ka lënë para 10 vitesh në ujë, sot shkon e bën ‘polubmarin’ politik, duke marrë me vete edhe kryebashkiakun i cili duhet të ishte në krye të punëve.Kur e thote ky capja qe ka financuar cdo fushate te pd ne elbasan dhe protestat e pd ne tirane e rrethe ky duhet besuar o shpellkare,ne kete kohe i duhet sherbim i fundit per kryetarin e mafias spiuni salih karaxhic berisha para se te shkoje ne burg si vrases ordiner politik

    1. Ik o ik ti akoma me qeverisjen e berishes! Lat nam !
      Ky njeriu ne gjyq ka dashur te thot sali berisha ose akoma akoma me sakt taulant berisha ose per ta qartesuar ka dashur te thot taulant balla! 😂 😂 😂
      Gjithsesi fajin saliu e ka 😂 😂

  7. S’do shumë mend të arrish në konkluzionin se kush është Balla dhe Rilindja.Grup kriminal i organizuar dhe Balla është kapoja në Elbasan.Sigurisht pjesë e grupit janë polici,prukorori e gjykatë.Nuk ke se çfarë të presësh.

  8. “Shikoni si është bërë lumi i Shalës, para 10 vitesh nuk fliste kush për të . Sot është bërë një yll në turizëm. Kështu është kudo”, tha Berisha.

    “Ja një rast kur njeriu harron ça kohe është dhe lavdëron kundërshtarin që ka zhvilluar turizmin këto 10 vjet”Mire qe jene cecene,por capjan e di gjithe elabasani qe financonte salih metaj,harruat 2009 kur pd nxorri nga burgu te gjithe shoqerine e ketij Capajt duhet te bej dhuraten e fundit serbit salih karaxhicit

  9. Po mirë Berisha paska liruar gjithë këta Capajt por harrove Ramën sa ka liruar.Per Berishën e thua për kundra peshë se përmendi Ballën.Ti fol për këtë njëherë që është aktuale dhe mos shko dhe ti me proverbin fajin e ka Saliu!!

  10. Tauland Balla me i peshtire e me bytheqire ne kete toke.
    Turp per Elbasanasit e kultures dhe qe e votojne.

  11. këta të opozitës duan pushtet për vete; pushtetin e presin vetëm nga e keqja, nga varfëria, nga rrënimi i vendit. Ëndrra e tmerrshme: Sikur njerëzit të mbeten pa bukë e pa ujë…, të bjerë një murtajë që të shtrihen rrugëve…, të sulen për vdekje kundër njëri- tjetrit si në vitin 1997…O pensionisti cecen shko mbaji shishen e shurres spiunit salih metaj,kete pune te e ben mire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *