• |
ide | kryesore

Rikthehet Depay, Holanda e Van Gaal bëhet më argëtuese: Ekuadori ka në plan vetëm një lëvizje

-Instant, Sport



Holanda do të kërkojë të bëjë dy fitore nga dy ndeshjet e tyre të para të Kupës së Botës 2022, kur të përballet me Ekuadorin. Në stadiumin Khalifa International megjithatë nuk do të jetë një ndeshje aspak e lehtë. Dy formacionet janë në kuotën e tre pikëve dhe do të luftojnë për vendin e parë të Grupit. Skuadra e Louis van Gaal regjistroi një fitore 2-0 ndaj Senegalit të hënën edhe pa Depay. Ekuadori ishte gjithashtu fitues 2-0 në hapjen e tyre të Grupit A, duke mposhtur Katarin organizator.

HOLLANDA

Trajneri i Holandës, Louis van Gaal pranoi se skuadra e tij ishte  “e dobët dhe e çrregullt” në zotërimin e topit ndaj Senegal. Një ndeshje në të cilën dolën fitues, edhe falë tre pritjeve të rëndësishme të portierit Andries Noppert. Tekniku holandez do të mbështetet te Memphis Depay, autor i 42 golave me Holandën i cili e ka lën pas dëmtimin. Me ri kthimin e Depay, Vincent Janssen, që zhgënjeu në paraqitjen ndaj Senegal, kthehet në pankinë. Gakpo e Steven Bergwijn duhet të jenë sërish titullarë në 1/3 e fundit të fushës. Nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndryshim diku tjetër. Van Gaal do të luajë me një formacion 3-5-2 që përfshin Frenkie de Jong dhe Steven Berghuis në mesfushë. Në krahë edhe njëherë Denzel Dumfries dhe Daley Blind. Ndoshta mund të ketë minuta për Marten de Roon, i dëmtuasr para ndeshjes me Senegalin.

EKUADORI

Ekuadori beson se mund të bëjë dicka më shumë në këtë 90 minutësh. Megjithatë, rekordi i tyre kundër përfaqësuesesve europiane tregon se do të jetë një sfidë e vështirë. Në katër përballje të luajtura në Kupën e Botës, Ekuadori numëron vetëm 1 barazim e tre humbje, duke shënuar 1 gol në këto katër ndeshje. Sa i përket formacionit, Valencia pësoi një dëmtim në gju gjatë përballjes me Katarin. 33-vjeçari pritet të jetë megjithatë në dispozicion për të nisur këtë ndeshje. Valencia është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të kombëtares me 37 gola. Sulmuesi ka shënuar pesë gola në Kupat e Botës, kështu që ekipi mjekësor do të punojë për të siguruar që ai të jetë në gjendje të paraqitet në fushë. Trajneri Alfaro mund të bëjë vetëm një ndryshim nga skuadra që e filloi kundër Katarit. Jeremy Sarmiento që mund të ndërrohet me Michael Estrada në atë që do të ishte një ndryshim i formës. Megjithatë, Robert Arboleda po inisiston për një vend në prapavijë dhe tekniku po e mendon seriozisht aktivizimin e 31-vjeçarit.

FORMACIONET

Formacioni i mundshëm i Hollandës:

Noppert; De Ligt, Van Dijk, Ake; Dumfries, F de Jong, Berghuis, Blind; Gakpo; Memphis, Bergwijn

Formacioni i mundshëm i Ekuadorit:

Galindez; Preciado, Torres, Hincapie, Estupinan; Plata, Caicedo, Mendez, Ibarra; Sarmiento; Valencia



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *