• |
ide | kryesore

Avioni përplaset me linjën e energjisë, mijëra njerëz në errësirë në Uashington

-Instant, Lajme, Planet


Piloti dhe pasagjeri i një avioni shpëtuan mrekullisht me plagë të lehta nga një aksident ajror. Mësohet se mjeti i tyre me një motor u përplas me një shtyllë të tensionit të lartë në një lartësi mbi 30 metra dhe qëndroi aty i bllokuar për disa orë. Avioni u rrëzua rreth orës 17:30 sipas kohës lokale në Montgomery Village, Maryland.

Si pasojë e këtij incidenti , 120 mijë konsumatorë mbetën pa energji elektrike në zonën e Uashingtonit. Ndërkohë rrugët u mbyllën dhe shumë semoaforë në zonë ishin jashtë funksionit. Sipas policisë piloti dhe pasagjeri i avionit u zbritën nga mjeti vetëm pas mesnatës.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *