• |
ide | kryesore

Bora Zemani i thotë “po” “Për’puthen”

F1, Paparazzi



Bora Zemani i ka thënë “po” ftesës së Olsa Muhametit për t’u rikthyer sërish në “Për’puthen”.

Lajmin e ka bërë me dije vetë moderatorja gjatë fjalës mbyllëse mbrëmjen e djeshme në spektaklin që aktualisht moderon “Dancing With The Stars”.

Teksa po iu linte takim shikuesve të premten e ardhshme sërish me programin e kërcimit, shtoi se se me të do të shiheshin të hënën.

Kështu zgjodhi Bora Zemani të konfirmonte se do të jetë po ajo moderatorja e Për’puthen”, pas largimit të Ori Nebijajt.

Tashmë është edhe zyrtare që Ori Nebijaj zgjodhi mandatin e deputetes, duke lënë në mes rrugëtimin e saj si moderatore e Për’puthen.

Kujtojmë që më herët në një intervistë për “Top Arena”, Olsa u shpreh se sigurisht u gjend e papërgatitur në këtë situatë dhe akoma po shqyrtonte alternativat.

Nga ana tjetër autorja e programit nuk e mohoi se dëshironte një rikthim të koleges dhe mikes së saj Bora Zemanit “në shtëpi”:

“I kemi bërë një ftesë zyrtare Bora Zemanit për të qenë prezantuese në Për’puthen. Të them të drejtën, jam shumë e lumtur dhe e emocionuar për këtë gjë. Bora Zemani aktualisht është një prezantueset më të mira të televizioneve shqiptare.

Bora e njeh shumë mirë programin, nga ana tjetër do të ishte rikthim i saj në shtëpi. Largimi i Borës ka qenë se mori një program të madh si ‘Dancing With The Stars’. Bora e do Për’puthen, por është çështje e menaxhimit të kohës. Përgjigjja e saj ende nuk ka ardhur,”-shprehej Olsa.



1 Comment

  1. Bora provoje nje aventure te re ,por dite pas dite jav pas jave qe bere pishman qe braktisi perputhen qe i dha ate fame,per Dancing With The Stars”.qe ishte nje deshtim i plote .Bora Zemani per ate nivel qe mendonte se do ishte Dancing With The Stars”. e kerkonte brenda vetes gabimin e madh qe beri me largimin nga perputhen,por largimi i i ori qe nje dhurate per boren.Eshte nje mesim per te gjithe kjo qe i ndodhi bores ,qe kur je ne nje pozicion,mos e braktis dhe lere ne mes rrugetimin se ska garanci.Bora aty do ta gjeje jo vetem nje analiste mashkull brilante qe e kish gjate kohes qe ishte ne perputhen Arianin ,por ka dhe nje femer,Naden nje analiste brilante per ate emisjon,nje gjetje e arte nga Olsa,per ate emisjon dhe ne publikun qe e ndjekim ate emisjon.Per mendimin tim ai emisjon duhet te mbyllet vetem me ate treshe Bora – Arjan – Nada.Cdo largim apo zvendesim i kesaj treshe humb audjencen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *