• |
ide | kryesore

Ish-truproja i Saimir Tahirit dënohet me 8 vite e tetë muaj burg

-Instant, Arkiva



GJKKO ka vendosur dënim me 13 vite burg për ish-truproja i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit, Hekuran Markun. Marku përfiton gjykim të shkurtuar ndaj do të qëndrojë pas hekurave për 8 vite e 8 muaj. Ish-truproja i ish-ministrit të Brendshëm u arrestua në Gjermani me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme.

Ai akuzohet për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ndaj tij nisën hetimet si pjesë e një grupi kriminal, bashkë me ish-truprojën tjetër të Saimir Tahirit, Agustin Dedën për të cilin ende zvarriten procedurat e ekstradimit. Më 1 prill Marku u ekstradua nga Gjermania, për tu përballur me GJKKO me akuzat e ngritura nga SPAK. Marku e Deda akuzohen se janë përfshirë në trafikun e drogës të zbuluar në kuadër të hetimeve nga operacioni i koduar “Shpirti”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *