• |
ide | kryesore

I dënuar me 7 vite burg për trafik narkotikësh, 30-vjeçari përfundon në pranga

-Instant, Lajme, Të fundit


Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 30-vjeçar të shpallur në kërkim. Ai ishte dënuar me 7 vite burg me akuzën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Mësohet se pas finalizimit të operacionit ‘Zallmneri është kapur shtetasi Behar Hajdini. Sipas policisë, në vitin 2018, Hajdini në bashkëpunim me disa persona të tjerë po transportonin 67 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar si kanabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Vijon operacioni policor i koduar “Zallmneri”, si rezultat i të cilit, në gusht 2018, u sekuestruan 67 kanabis. Ishte shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni, kapet dhe vihet në pranga, nga Komisariati i Policisë Nr. 3, 30-vjeçari i dënuar me 7 vjet burgim. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Në Qafë-Shtamë, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe arrestuar shtetasin:

•Behar Hajdini, 30 vjeç, banues në Krujë, të cilin Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 7 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Zallmneri”, të zhvilluar në gusht 2018, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit Xh. L., I. S., B. L. dhe E. L., të cilët në bashkëpunim me 30-vjeçarin transportonin 67 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, gjatë operacionit. 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *