• |
ide | kryesore

Ishte dënuar me 7 vite burg në Shqipëri për vjedhje bankash, 62-vjeçari ekstradohet nga Italia

Arkiva



Ekstradohet nga Italia një 62-vjeçar i dënuar me 7 vite burgim pasi tentoi të vidhte një bankë me dokumente të falsifikuara.

Nga Z.Q.K Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Roma/Itali drejt vendit tonë, i shtetasit B.P, 62 vjeç, banues në Pontinia/Itali. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me datë 23.07.2015, e ka dënuar me 7 vjet burg për veprat penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, mbetur në tentativë dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Ngjarja për të cilën akuzohet 62-vjeçari ka ndodhur në vitin 2012 në filialin e një banke të nivelit të dytë në Elbasan. Shtetasi B.P, ka paraqitur një vërtetim bankar të falsifikuar me një shumë të konsiderueshme në euro në llogarinë e tij. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *