• |
ide | kryesore

Video/ “Asnjë pyetje, dua vetëm të të falenderoj”: Messi mbetet pa fjalë nga gazetarja Sofi Martinez

-Instant, Sport, Video
Sofi Martinez



Një moment i pazakontë ka ndodhur në pas ndeshjen mes Argjentinës e Kroacisë. Pas fitores 3-0 të Albiceleste në gjysmëfinalen e Botërorit, tifozët argjentinas në Katar e ata në Argjentinë kanë shpërthyer festën. Ndoshta pyetjet për Lionel Messi mund të kenë qenë të shumta, duke parë arritjet e 35 vjeçarit. Por ndonjëherë fjalët janë të tepërta. Gazetarja Sofi Martinez Mateos ka zgjedhur pikërisht këtë mënyrë për të intervistuar pas ndeshjes yllin e Albiceleste.

Lexo më tej: Pelè feston për triumfin e Messi nga shtrati i spitalit: video bën xhiron e botës

“Asnjë pyetje – ka thënë Sofi Martinez -, dua vetëm të të falenderoj”. Një mirënjohje që është bërë sigurisht në emër të të gjithë popullit argjentinas, por që e ka lënë pa fjalë Lionel Messi. Vetëm një ndeshje më parë, Messi u bë protagonisti negativ në inervistën e pas ndeshjes me Holandën. Ende me tensionin e ndeshjes, Pleshti ofendoi Weghorst, duke ndërprerë intervistën në transmetim direkt: “Çfarë ke që shikon. Ik, budalla” i ka thënë numri 10 autorit të dy golave holandezë. Këtë herë atmosfera ishte krejt tjetër dhe Sofi Martinez ka kontribuuar për këtë.

Lexo më tej: Messi ndërpreu intervistën për të ofenduar Weghorst: “Çfarë ke që sheh, ik andaj budalla”



1 Comment

  1. Do me thone tani, Lapsi po na referon edhe ku i merr lajmet. Pytje: e dini juve qe egziston e drejta e autorit dhe nuk mund te shkruash lajmet e tjetrit, qofshin edhe te referuara me faqen ne internet. Jo per gjo por u kerdisen robt me gjoba..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *