• |
ide | kryesore

Tonin Vocaj emërohet drejtori i Policisë së Tiranës

-Instant, Lajme, Të fundit



Mesditën e së premtes, Tonin Vocaj është emëruar Drejtori i Policisë së Tiranës. Tonin Vocaj është emëruar drejtor i Policisë së Tiranës. Ai ka zëvendësuar në këtë detyrë, Lorenc Panganikën. Panganika është vendosur drejtori i Policisë së Fierit. Vocaj kthehet në këtë detyrë për herë të dytë, të mbajtur më herët në vitet 2009-2010. Prej disa muajsh, ai mbante postin e zv/Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.

Këto vendime u morën gjatë mbledhjes së zhvilloi sot kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku me shefat e sektorëve dhe komisariateve në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranës.



3 Comments

  1. kur u stigmatizua me “Non Grata” Sali Berisha më ngjan si ai fëmija i ulur në një kalë që lëkundet. Mbi këtë kalë lëkundës i është bashkuar edhe Ilir Metaj. Të dy njëri pas tjetrit, si dy bizele në një bishtajë. Një kalë lëkundës që vazhdon të lëvizë e të zbavit me idenë se po ecën, por që këmbët i qëndrojnën në vend.

  2. Dhe keshtu, plotesohet cikli ne fazen e pare: te pershtatjes se “kuadrit policor” sipas “nevojes politike” ne zgjedhjet lokale. Nese do te prodhoje “suksesin” e pritur, pra te “garantimit” te regjimit mafioz neokomunist Ramist, sipas “vijes se sjelljes’ atehere do te zgjatet deri ne zgjedhjet e pergjithshme. Ndersa cdo organ i natyres se sigurise ne vend:mbrojtje, inteligjence, diplomaci, ka arritur te adaptoje nje qasje drejtuese te pa infektuar me ish komunizmin apo neokomunizmin, policia jone nuk del dot nga “vrima e zeze” qe riciklon “kuadrin” e “arte” te ish shkolles se famkeqes Ministri e Puneve te Brendshme enveriste! Zhgenjyese ne sdo skaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *