• |
ide | kryesore

Ardit Çuni zbulon arsyen e krisjes së miqësisë me Beniadën

Paparazzi, Slider


Këngëtari Ardit Çuni ka folur së fundmi për marrëdhënien e tij me Beniada Nishani.

I ftuar në emisionin, ‘Më lër të flas’, Ardit zbuloi se miqësia e tyre është krisur. Sipas tij,arsyeja ka qenë një koment i vëllait të artistit në një portal, për lidhjen e re të Beniadës.  Ai shtoi se është tepër i sinqertë në sqarimet dhe faljen e tij, teksa tha se brenda BBV me të kishte miqësinë më të ngushtë.

“E ke parasysh shprehjen shkodrane “të hipën vetja në qejf”. Kam tentuar disa herë ta mbaj shoqërinë me Beniadën, kemi pasur ftohje, ri-ngrohje, ftohje prap. Kur një person nuk respekton sinqeritetin e dikujt tjetër, është problem dhe nuk kam pse t’i shkoj nga mbrapa. Ka ndodhur një situatë në backstage. Më saktë, vëllai im ka bërë një koment diku në një portal për lidhjen e Beniadës, ajo e kishte parë dhe më dërgoi një mesazh të gjatë. Unë i kam kërkuar ndjesë por nuk kam marrë asnjë përgjigje. Sigurisht secili nga ne , familjarët tanë mund të gabojë. Kam pasur miqësinë më të sinqertë me të dhe kur dal jashtë shoh që nuk paska qenë e tillë. Por përderisa është distancuar ajo, domethënë është problemi i saj, jo i imi”, tregoi Ardit Çuni./Lapsi.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *