• |
ide | kryesore

KFOR-i shton prezencën me trupa në veri të Kosovës

-Instant, Lajme, Të fundit



Forcat paqeruajtëse të NATO-s kanë shtuar prezencën në veri të Kosovës. Por jo vetëm vazhdimi i bllokadës në rrugët kryesore të organizuar nga serbët lokalë është arsye për këtë. Shtimi i konsiderueshëm i trupave të KFOR-it u bë pasi grupe nga Serbia organizuan një protestë në anën serbe të kufirit me Kosovën në Jarinje dhe u përpoqën të hynin në Kosovë, por u ndaluan me dhunë nga policia e Serbisë. Protesta u organizua nga grupe djathtiste nga Serbia.

KFOR bën thirrje për heqje dorë nga provokimet

“Pas koordinimit me të gjitha palët, KFOR-i ka shtuar praninë e tij në Jarinje për arsye të sigurisë. Kjo rritje vjen si pasojë e prezencës së mundshme të grupeve të organizuara kriminale brenda protestuesve”, thuhet në njoftim të KFOR-it. “Është gjithmonë e rëndësishme që të gjithë personat që marrin pjesë në një protestë të shprehin mendimet e tyre në mënyrë paqësore, duke shmangur dhunën joproporcionale, qëndrimet dhe sjelljet agresive që mund të keqkuptohen dhe të perceptohen si provokim apo dhunë të panevojshme”, thuhet më tej në njoftimin e KFOR-it. Sipas forcave paqeruajtëse, “KFOR-i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të ofruar një mjedis të sigurt për të garantuar dhe lirinë e lëvizjes, në të mirë të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

Po ashtu forcat paqeruajtëse KFOR, kanë bërë ditur se në ditët në vijim ata do të kryejnë stërvitje të rregullta ushtarake afër bazës në Novosellë në veri. “Stërvitjet synojnë të trajnojnë njësitet e KFOR-it, për të garantuar lirinë e lëvizjes në kohë krizash dhe konsistojnë në një seri të simulimeve taktike dhe aktiviteteve logjistike, përfshirë pajisje të rënda dhe helikopterë”. Njoftimi i KFOR-it për këto stërvitje në veri të Kosovës, vjen në kohën kur autoritetet e Kosovës bëjnë thirrje për heqjen e barrikadave të ngritura nga serbët lokalë në veri të Kosovës që po pengojnë lirinë e lëvizjes. Barrikadat janë ngritur dhjetë ditë më parë  në këtë pjesë të Kosovës, si shenjë pakënaqësie ndaj arrestimit të ish-zyrtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq. Pantiq dyshohet se ka organizuar “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës më herët gjatë muajit dhjetor.

Kosovo | Soldatem NATO KFOR Einsatz

Sipas protestuesve serbët në veri janë nën presion të madh

Organizatorët e protestës janë të mendimit se “serbët në veri të Kosovës janë nën presion të madh”.  Kështu citohen ata nga mediet në Serbi. Damjan Knezheviq, kreu i grupit jozyrtar të ekstremit të djathtë “Patrulla Kombëtare” nga Serbia, grup, i cili up organizoi protestën në anën serbe të kufirit në Jarinje ka thënë se “kemi dashur të shkojmë te KFOR-i, atje do të na ishin bashkëngjitur edhe disa persona tjerë, për t’i treguar KFOR-it që të largohet nga këtu, sepse nuk ka çfarë kërkon. Kjo është toka jonë dhe nuk pajtohemi me këto kalime administrative”. Ekstremistët e djathtë u kanë bërë thirrje mbështetësve nga Serbia, Mali i Zi dhe Republika Serbe e Bosnjë  Hercegovinës, që t’iu bashkohen në afërsi të Jarinjes.

Konflikt zwischen Kosovo und SerbienMinistri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla

Reagimet nga Kosova

Ministri i Brendshëm në qeverisë e Kosovës Xhelal Sveçla u shpreh pas protestës në anën serbe të kufirit në Jarinje , se “është shfaqur një episod i nivelit të lartë të luftës hibride serbo-ruse ndaj Kosovës”. “Të njëjtët aktorë joshtetërorë, por të cilët i përdor edhe regjimi në Beograd edhe ai në Moskë, të përfaqësuar nga Damnjan Knezheviqi (bashkëpunëtor i organizatës paramilitare famëkeqe ruse Wagner), mësynë që ta thyejnë këtë pikëkalim kufitar. Ditët e fundit, aktorë të tjerë shtetërore e joshtetërorë të këtyre dy vendeve, që janë të vetmet, që nga Lufta e Dyte Botërore, që ndezën luftëra në Evropë, kanë hyrë brenda territorit të Kosovës dhe ende gjenden këtu”, shkroi ministri Sveçla.

Synimi i të armatosurve të maskuar dhe të barrikaduar në rrugë është që ta cenojnë sovranitetin e Kosovës, duke nxitur provokime agresive, ka theksuar minitri i Brendshëm i Kosovës. Sipas Sveçlas policia e Kosovës është e aftë dhe ka kapacitete të përballet me struktura kriminale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *