• |
ide | kryesore

Tensionet në veri të Kosovës, Escobar e Lajçak takohen sot me Vuçiç-in

Lajme, Të fundit



Emisarët e SHBA-së dhe BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak, pritet që sot dhe nesër të vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin. Kjo vizitë vjen në një kohë kur situata në veri të Kosovës është tensionuar. Serbët vijojnë të mos i pranojnë kryetarët shqiptar të zgjedhur në tri komunat në veri. Ata pritet të nxisin palët të ndërmarrin hapa për të shtensionuar situatën në veri.

Escobar dhe Lajçak do të zhvillojnë sot një takim ‘kokë më kokë’ me Vuçiç. Një ditë më pas, të martën Escobar dhe Lajçak do të mbërrijnë në Prishtinë dhe do të priten nga kryeministri Albin Kurti.

Situata në veri të Kosovës është ende e tensionuar. Që prej 29 majit serbët vijojnë protestat para ndërtesave komunale. Ditën e sotme gjendja është e qetë në komunat në veri, me një numër të paktë protestuesish.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *