• |
ide | kryesore

Flet regjisori: Pse Jack nuk kishte shans të mbijetonte tek “Titanic”

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks
titanic



Regjisori James Cameron thotë se ka vërtetuar shkencërisht se personazhi i Leonardo DiCaprios, (Jack) nuk mund t’i mbijetonte skenës së famshme të “dërrasës lundruese” në filmin “Titanic” bashkë me Kate Winslet (Rose).

Në një intervistë për Postmedia, Cameron tha se kishte porositur “një studim shkencor për t’i dhënë fund debatit”. Fati i Jack ka ngjallur mjaft diskutime që nga publikimi i filmit në 1997. Rose i shpëton fundosjes katastrofike të anijes duke u ngjitur në një panel druri. Ndërsa Jack vdes nga hipotermia në detin e ngrirë. Kjo pasi supozohet se paneli i drurit nuk është në gjendje të përballojë gjithashtu peshën e tij.

“Ne kemi bërë që atëherë një analizë të plotë mjeko-ligjore me një ekspert të hipotermisë, i cili riprodhoi panelin nga filmi… Ne morëm dy persona që kishin të njëjtën masë trupore si Kate dhe Leo. Vendosëm sensorë tek ta. Ata i vendosëm në ujë me akull dhe testuam për të parë nëse ata mund të kishin mbijetuar përmes një sërë metodash. Përgjigja ishte se nuk kishte asnjë mënyrë që të dy të mbijetonin. Vetëm njëri mund t’ia dilte” – tha ai.

Rezultatet e studimit sipas tij do të publikohen në National Geographic.

Sipas Cameron, Jack “duhej të vdiste” edhe për qëllimet e historisë. “Është si Romeo dhe Zhuljeta. Është një film për dashurinë, sakrificën dhe vdekjen. Dashuria matet me sakrificën” –tha ai. Në shfaqjen e tij në 1997, Titanic u bë filmi me fitimet më të larta të të gjitha kohërave. Ishte “Avatar” sërish i Cameron në 2009 që theu rekordet e tij. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Me ka bere pershtypje sidomos Ariu te filmi “Revenant”….
    A kishte mundesi ta vriste fare kete palaço aktor?

    Ose te filmi ku debutoi, qe e dhjet ne dru Bob de Niro, “A boy’s life )1993)”….. a kishte mundesi ta vdiste ne dru Bobi kete karagjozin e mbivleresuar?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *