• |
ide | kryesore

Krishtlindjet/ Veliaj kap dhjetë TV me një pjatë supë

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme
veliaj



Erion Veliaj ka vazhduar edhe këto krishtlindje zakonin e shpifur të të përmendurit të bukës që të jep. Ai ka shtruar sot një drekë krishtlindjesh, për rreth nja 30 vetë, në nje qëndër sociale në Tiranë. Dhe kaq ka mjaftuar që kjo “bamirësi” me para publike të bëhet lajm kombëtar.

Një televizion që kohët e fundit shumëkush e konsideron si opozitar, News 24, ndërpreu me urgjencë emisionin e tij “Alarm”, ku flitej për sigurinë ushqimore, për t’i lënë vend “lajmit të fundit”: Kryebashkiaku po shërben ushqim për njerëzit në nevojë. Pak a shumë të njëjtit lajm i bënë jehonë edhe Top Channel në lajmet e drekës, e natyrisht edhe TV Klan në të njëjtën fashë orare.

Imazhet/ Si po i degjeneron Veliaj TV-të që komandon

Peizazhi mediatik i portaleve u ndot si me sustë nga i njëjti titull, duke vërtetuar kritikën e “Reporters sans frontieres” për lirinë e cunguar të mediave nga pronarët që kanë interesa tek lejet e ndërtimit dhe paratë publike.

Por këtë herë qokat mediatike për Veliajn përpos shtrembërimit të theksuar demokratik dhe vërtetimit të lidhjes okulte pushtet politiko financiar-media, lënë pas tyre edhe shijen vulgare të atij që shfrytëzon dhe pjatën e supës që dhuron për të ndërtuar aureolën e vet të rreme. Duke nxerrë me fytyrë dhe me dorën shtrirë në media ata që nuk kanë mundësi të konsumojnë drekën e krishtindjes në familjet e tyre, ai tregon fytyrën cinike të njeriut që s’e ndal asgjë para qëllimit të tij. Por edhe profilin e një injoranti që për festën e krishtlindjeve tregon se nuk ka as haberin e asaj që thotë bibla. Një nga devizat e librit të shenjtë është ajo për të mos u mburrur me nderin që bën, apo lëmoshën që jep (Lexo paragrafët poshtë).

Kronika / Veliaj personazhi i turpit të TV-ve tona

Por për kryebashkiakun arrivist këto detaje janë finesa të pëpërfillshme. Për të e rëndësishme është t’i kthehet në imazh investimi që ka bërë në media, pavarësisht se me çmimin e përdorimit të atyre që luajnë rolin e figurantit të vobektë në serialin e tij prej bamirësi. ©Lapsi.al

Mateu 6:1

“Mos e jepni lëmoshën tuaj para njerëzve, me qëllim që ata t`ju admirojnë; përndryshe nuk do të shpërbleheni te Ati juaj, që është në qiej.

Mateu 6:2

Kur do të japësh lëmoshë, pra, mos i bjer borisë para teje, ashtu siç bëjnë hipokritët në sinagoga dhe në rrugët, për të qenë të nderuar nga njerëzit.

Mateu 6:3

Por kur të japësh lëmoshë, dora jote e majtë të mos e dijë çfarë bën e djathta që lëmosha jote të jepet fshehurazi; dhe Ati yt, që shikon në fshehtësi, do të ta shpërblejë haptas.



37 Comments

    1. Trashegimnia me e shemtuar e Rames per shqiptaret quhet E. Veliaj. Rama vetem monstra politike mund te pjelle, ja ku e kemi ne cdo tv por kush do na shpetoje nga ky DEMON ??????

      1. Hajdutet te v jedhin, pastaj te japin nje pjate soupe me leket e vjedhura! Te qifsha supen o byth shkedhyer i ures vajgurit!

    2. Çfare mund te presin qytetaret me nje person qe nderro fe sipas interesi .
      Ky esh ai qe i dhane urdher te vendoste bustin e turkut filo Erdogan ne Tirane.
      MBETURINE TURKE SI SHUME TE TJERE NGA ATO ZONA KU KA ORIGJINEN , FELLIQESIRE .
      Mire ja ben Arjola qe ……..
      si mund te jetoje me nje VEMJE TE TILLE . BASTARDE.

  1. Show me parate e taksapaguesit te mesem dhe te vogel qe u merret fryma dhe me gjoba! Pavaresisht se eshte ky plehra me e madhe ne Shqiperi, si krimet e Edit nuk ka konkurrence ..

  2. Ka edhe nje dreke tjeter falas, fiks mbas nje viti.
    Futini edhe nje te shitur votes te Lali Eri dhe do hani edhe gjelle.
    Deri ne supen tjeter, hani te Ura e Lanes

    1. Është turp i madh kjo që bëjnë kto tv,si e ulin nivelin e televizionit me kto shfaqje të shpifura ,çfar po bën ky lal plehu po ju jep drekë me lekët e veta,jo me lekët e tyre po ju jep,sikur kjo drekë di i mbajë gjithë vitin,turp t’i vijë ktij dhe ktyre televizjoneve që e japin këtë shfaqje të shëmtuar.

  3. Zdroms hesapi.

    Cdo person normal kur shiko nje person si ky, i neveritet, por ajo qe me ben pershtypje eshte qe ky e ben dhe duke ditur efektin qe mund te shkaktoj, dhe me lind dyshimi qe njerezit duan tipa te tille, pra ky e di ku ben

  4. Velia eshte burre I zoti sa edhe Lapsi zuri 25% te portalit me emrin e tij.
    Lapsi apo ndonje Kalama qe eshte aty merr persiper edhe gjykatesin edhe te pandehurin edhe prokurorin. N

    1. Bushat bolsheviku ka punesuar gazetaret kalamaj dhe idiote qe shkruajne artikuj detyre shtepie ne degen letersi klasa e peste. Ne fillim na permend Lorien e cunguar te mediave (se cfare lidhje llogjike ka kjo vetem nje gazetar i Lapsit e kupton) dhe me vone na citon nga Bibla qe te thote me ze te larte qe une gazetar i Lapsit jam 1000% idiot, mjaft qe te shkruaj nje artikull idiot per idiotet e Lapsit me rastin e krishlindjeve dhe qe bosi im Bushat bolsheviku te lumturohet

  5. Kur Veliaj me garuzhde ndan gjellen per nje grusht njerezish, mediat e paguara me para apo leje per pallate nguten ta pasqyrojne, por kur pronari i News 24, pa ia falur mekatet, permend mbajtjen ne hotel e restorant luksoz te qindra te pastreheve pas termetit apo afganeve, te njejtat media turren me titullin se “Hysenbelliu po permend buken qe jep per njerez ne nevoje”.

    Madje as nuk e permendin faktin se Veliaj mburret me parate publike, kurse pronari i hotelit te hedhur ne ere (3 milion euro) jep ndihme me parate e tij.

    Ky “shtyp i lire” dhe misionar” ne interes te vendit, por i lidhur duar e kembe pas qerres se shumices apo me keq akoma, ne sherbim te axhendave te fshehta, po prek nivelin e tij me te ulet moral, profesional dhe etik…

  6. Pale kur ben ate fytyren si gjynafqar si atehere kur shiste fiq, te keput shpirtin. A thua po ndante supen qe kish bere Ajola. Ne TV per nje kazan supe. Karagjoz

  7. Mateu 6.1 (sipas shitesit te fiqve)

    Jepe lemoshen e bashkise para kamerave e TV-ve, per qellime elektorale, perndryshe nuk do
    te shperbleheni nga “Ati” juaj qe eshte ne Kryeministri.

    Mateu 6.2 (sipas atij qe nzjerr njerzit nga shtepite ne prag te krishtlindjeve)

    Kur te japesh lemoshe me leket e bashkise, bjeru borive e tamtameve para mediave te blera me
    leket e taksave te qytetareve, mes te cioleve edhe ata qe po hane supen e lemoshes.

    Mateu 6.3(sipas atij qe firmose per inceneratoret)

    Kur te japesh lemoshe nga leket e bashkise me doren e djathte, te mos e dije cfare ben e majta

    me leket e inceneratoreve.

  8. sistemin ne kembe e mbajne sklleverit jo ata qe sundojne. per sa kohe qe ka zorraxhinj qe lepihen kjo pune do jete

  9. Po c’keni ju me supen e Velias? Ai eshte njeri i punes, i rindertimit, i administrimit te qytetit!

    Ju vazhdoni hani supen e prishur te Foltores edhe jashteqitni bark verbal.

    Hera e fundit qe qytetaret e Tiranes ju besuan administrimin e qytetit ka qene ne mijevjecarin e kaluar, (se Basha s’quhet, ishte i Yni), dhe ju u shquat per ate qe shquheni zakonisht, per corganizim total, paaftesi dhe abuzim me pushtetin.

    1. HaHaHa.
      Ky punon vertet, por per te vjedhur dhe shkaterruar. Ka pasur para ne dispozicion me shume para se cdo kryebadhkiak tjeter dhe ka bere vetem skarcitete, qe prishen ende pa u prere shiriti. Ka kthyer qytetin ne fjetore, nje fshat te madh ku nuk ka hapesire jetese, nuk merret vesh ku eshte zone banimi, argetimi, sporti apo biznesi. Pervec sistemit te patronazhsteve, hajduteve dhe komentuesve me pagese si puna jote nuk ka bere asgje tjeter te sakte

  10. Po pse o njerez te Lapsit i gjegjeni ketij palo jorgos pk????? ky esht i futur nga partia per te ber zhurmuesin jo komentuesin….

  11. I kap dhjetë TV? Dmth që është edhe smart ass. Di si ti kapë madiat servile të korruptuara. Pse nuk e bënte Luli atëherë?! Kujtoni se ishte diskret dhe lexonte Biblën?! Ishte thjesht një idiot në shërbim të Saliut. Nuk dinte të bënte asgjë. As propagandë nuk dinte të bënte, as protesta, as premtime, në Bashki flinte gjumë. Këta injorantët e rilindjes ishin më të “ndriçuar” se t’i shpëlanin trurin popullit, si të vidhnin më trashë e mos t’i kapë drejtësia. Saliu i vriste mes bulevardit kot, ndërkohë Rama të helmon me gaz lotsjellës pa të vrarë. Të dëbon e të vret me pambuk. Tani që doktori i kuptoi të gjitha makinacionet e rilindjes, i kanë rënë bolet dashit, Rama ka kapur gjithë pushtetet, Saliu u bë NonGrata dhe vulëhumbur. Pasardhës të denjë për PD nuk ka asnjë. Si do fitojnë kundër rilindjes? Varfëria blihet me para për zgjedhje. Komisionerë kanë vetëm të Likes. Imagjino po të bjerë dakord Likja me Ramën fshehtas, ia marrin edhe ndonjë bashki Saliut, ndonjë bastion të PD.

    1. Mos bre burrë , mos ji kaq pesimist duke i bërë njëlloj të gjithë politikanët aktualë si komunistë.
      Dje “antikomunisti” Arlind Qorri ka krijuar partinë fringo të re “antikomuniste” të diktaturës së proletariatit , të quajtur “Lëvizja bashkë” që të kujton thirrjen leniniste “Proletarë të gjithë vendeve bashkohuni”.
      Shqipëria do të bëhet demokratike kur fabrikat të drejtohen jo nga inxhinjerët e ekonomistët por nga puntorët me katër klasë shkollë.
      Buqësia do të shkëlqejë vetëm kur ata që nuk kanë tokë do tja u rëmbejnë tokën të pasurve.
      Politika e qeverisja do të bëhet e shkëlqyer kur në parlament e në drejtimin e shtetit të vihen shqiptarët “e varfër” analfabetë, e intelektualët do të pastrojnë rrugët, e në bujqësi të punojnë tokën me parmendë.
      Rroftë Qorri dhe qorrat !
      Amin !

  12. O Milet gerthet tellalli
    Te m,blidhet ne shesh i gjithe fshati
    gezim te madh kas sot mushka dhe gomari
    ka lindur Jorgo Pallkari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *