• |
ide | kryesore

Gigi Hadid heq dorë nga Leonardo DiCaprio

Paparazzi, Slider



Modelja e famshme Gigi Hadid është shumë më e fokusuar në rritjen e vajzës së saj sesa në romancën e Leonardo DiCaprio.

Fotot e DiCaprios u shfaqën këtë javë me një modele më të re, por raportohet se Hadid nuk shqetësohet për to pasi nuk ishte kurrë serioze me DiCaprion.

Një burim i tha Page Six se dyshja nuk janë gati për të filluar një lidhje me njëri-tjetrin në këtë kohë. Burimi tha se: “Prioriteti i Gigi-t është vajza e saj”. Një faktor tjetër që ata nuk duan të fillojnë një marrëdhënie serioze është se DiCaprio ka një orar mjaft intensiv që vjen falë punës së tij.

Kohët e fundit ai ishte në Miami dhe tani ka qenë në Los Angeles . “Gigi nuk ka energji për të vrapuar pas DiCaprios”,shtoi burimi. “Rutina e tij është e tepërt për të.”

Aludimet rreth tyre filluan pasi u panë së bashku në hapjen e një klubi të ri. Ato nisën pas ndarjes së aktorit nga Camila Morrone. Një mik me modelen tregoi se  ishte Camila ajo që mori vendimin. Sipas tij,  ajo është e fokusuar në karrierën e saj të aktrimit dhe se Leo kurrë nuk e ndihmoi atë . ” Ishte Camila ajo që e ndërpreu marrëdhënien me Leon. Ai mund ta kishte prezantuar atë me një mori njerëzish. Ta kishte futur në filmat e tij. Arsyeja pse nuk e ndihmoi ishte sepse nuk do që ajo të jetë e famshme.”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *