• |
ide | kryesore

“Pse më keni hequr asistencën…”, gruaja ndërron jetë në bashkinë e Lushnjës

-Instant, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e djeshme në Lushnjë. Një grua ka gjetur vdekjen në ambientet e bashkisë. 48-vjeçarja Shpresa Cani ka shkuar në zyrat e bashkisë për të pyetur përse i është hequr ndihma ekonomike. Sipas burimeve viktima ka debatuar ashpër me punonjësit e kësaj zyrë rreth faktit të heqjes së emrit nga lista e përkrahjes sociale si dhe është nxjerrë me forcë nga kjo zyrë.

Më pas 48-vjeçarja ka kërkuar takim me kryetaren e bashkisë Eriselda Sefa dhe është ngjitur në katin e dytë për të takuar kryetaren. Sapo ka kryer takimin ajo është ndjerë keq dhe është lajmëruar ambulanca e spitalit në Lushnjë.

Pas mbërritjes së ambulancës, Cani kishte ndërruar jetë në vend në ambientet e bashkisë. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, ndërsa policia ka reaguar një ditë me vonesë në lidhje me vdekjen 48-vjeçares. Sipas tyre ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.



3 Comments

  1. Ngushullime familjes .
    Eshte nxjerre me force nga zyrat publike .
    Gjeti vdekjen nga ato qe duhet ta ndihmonin per buken e gojes !!!!
    Ky eshte MJERIMI I RAMES .
    Kafshate qe s’kaperdihet eshte ore vella mjerimi ,qe te mbetet ne fyt dhe te ze trishtimi……Migjeni eshte edhe sot aktualitet ne vendin tone te varfer dhe plote hajdute ….. Rama kryetar i hajduteve ne vend …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *