• |
ide | kryesore

Vdekjet në rrugën e Arbërit/ Rama-Balluku e inauguruan pa përfunduar

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Aksidenti me tre të vdekur që ndodhi natën e së mërkurës në Rrugën e Arbërit është i fundit në një serie përplasjesh me pasoja humbjen e jetëve të njerëzve. Natën e vitit të ri, në të njëjtën rrugë kishte humbur jetën një person tjetër, për shkak të kushteve të këqia në të cilat është lënë rruga.

Që kur u hap, thuajse një vit më parë udhëtimi në rrugën e Arbërit u shoqërua me paralajmërimin për të pasur kujdes, sepse rruga nuk kishte përfunduar.

Nën trysninë e premtimeve të pambajtura për banorët e zonës dhe nën peshën e mbi 300 milion euro investime në këtë rrugë, kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Infranstrukturës Belinda Balluku e hapën qarkullimin me pompozitet, nën zhurmën e daulleve dhe tupanave, në 29 Nëntor të vitit 2021. Video më poshtë:

Por që kur u hap, drejtuesve të mjeteve iu kërkua kujdes. U tha se tuneli i Murrizit nuk ishte funksional dhe se për kalimin në anën tjetër do të përdorej një by-pass. U paralajmërua prania e policëve përgjatë segmentit, ndërsa kur nisi bora e parë, rruga u mbyll.

Fatkeqësisht ende sot, mungojnë mbikalimet apo nënkalimet, mungon ndriçimi në rrugë dhe shpesh edhe tabelat në një zonë që mbulohet shpesh nga mjegulla. Aksidentet nuk janë ndaluar që nga inaugurimi i kreut të qeverisë Edi Rama dhe ministres Belinda Balluku.

Tre personat që ndërruan jetë natën e kaluar në aksin Fushë Bulqizë-Shupënzë ishin anëtarë të familjes Istrefi, dy prej të cilëve vëllezër.

Mjeti ku ishin familja Istrefi doli nga rruga dytësore, por tentativa e menjëhershme që ajo bën për t’u futur në rrugën nacionale, i pret rrugën makinës tjetër tip “Benz” me targa angleze që vinte me shpejtësi.

Përplasja qe aq e fortë sa të dyja makinat janë zhvendosur për afro 100 metra nga vendi i goditjes dhe për pasojë njëra prej tyre është ndarë në dy pjesë.

Për pasojë nga përplasja gjetën vdekjen e menjëhershme, dy vëllezërit Kujtim dhe Murat Istrefi, ndërsa rrugës për në spital dhe bashkëshortja e njërit prej tyre, Lulzime Istrefi.

Një ditë më pas, në rrugën e Arbërit lëvizet plot frikë, jo vetëm për shkak të aksidentit të rëndë, por edhe nga mjegulla e dendur në atë zonë.

“Po të kishte mbikalim dhe nënkalim, nuk do të kishte kaq aksidente. Për katër ditë, katër persona. Sinjalistika, ndricimi, të gjitha mungojnë. Firma veç ka marrë lekët e ka mashtru popullin. Rruga është skandal komplet. Nuk ka sinjalistika. Edhe koha është e keqe këtu që ka vranësira, mjegull dhe nuk ka as sinjalistikë asgjë” tha një prej udhëtarëve të kësaj rruge sit për News24. Të tjerë vinin në dukje të njëjtën gjë.

Rama e inauguroi me daulle/ Bllokohet që ditën e parë Rruga e Arbërit (VIDEO)

“Duhet të mbyllet rruga patjetër. Këta janë vrasës, nuk dinë as të drejtojnë rrugë asgjë. Këta janë vrasës. Nuk ka as mbikalim, as sinjalistikë, asgjë. Kanë bërë rrugën e vrasjes, jo rrugën e Arbërit. Nuk duhet të hapet rruga pa u mbaru. Nuk e di a merret qeveria. Kjo ësh rrugë vrasje. Këtu është mjegull 24 orë kur vjen shtatori. Nuk sheh as dy metra para” tha një tjetër.

“Kjo është rrugë shumë e rrezikshme për banorët e zonës. Si për Gjoricën, si për të tjerët. është bërë si gropë varri, se nuk ka sinjalistikë” tha një tjetër drejtues mjeti./Lapsi.al

https://lapsi.al/2021/12/02/reportazhi-i-birn-rruga-e-arberit-hapet-me-shume-buje-dhe-akoma-me-me-shume-arna/



10 Comments

  1. Tani, dihet qe Maloket nuk jane shofere te mire.

    Sa rane ne nje cik rruge te asfaltuar, filluan ta shtynin shume gazin.

    Dihet boterisht qe segmentet e erreta ne sistemin rrugor shqiptar gjenden ne zona te populluara nga Maloke si segmenti Fushe-Kruje – Shkoder pershembull.

    Nga kjo une kuptoj qe Maloket jane tipa femerore, se zakonisht femrat nuk i japin mire makines.

    Kjo shpjegon dhe tendencen e tyre per ta ngrene ne Bythe nga Ne… se paku qe nga 1941-shi.

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Koment shumë i cekët, naiv e shumë i turpshëm!
      1- malokët kanë nivel intelegjence njëlloj sa edhe fushokët, mbase më shumë sepse kanë qenë historikisht më të lirë dhe liria të bën më intelegjent.
      2- Po të vëresh statistikat aksidente janë bërë më shumë në zonat fushore se ato malore.
      3- Që nga Skënderbeu, Buzuku, Bogdani, Bardhi Fishta Mjeda etj janë malokë., më thuaj ndonjë fushok po pate.

  2. Thuhet madje qe kur shkonte Gazi ne Malesi, ne vitet e para te Dulles, Malokt i afronin koven me bar, se kujtonin se ishte Kal.

    Primitive total. Si ato tribute ne Amazone.

  3. Ty o trace hajduti ju kane shkedhyer maloket e veriut se po ju marrn tokat juve maokeve te Brexit. Tani lehni si gore qe jeni,dhe ti o rrac qeni t radhtar e hajdut loqethare.

    1. llo, mos e merr personale, por me beso, ju kemi shkerdhyer ne te gjitha format e mundshme!

      Thelle ne byyythe dhe piiiidh!

  4. TI o jorgo kari pali i ne bythe, duket qe paguhesh me parate e vjedhure te stalles se hajduteve lepin edhe pas mezit te nates, o bir i kurves! Nga te vjen gjithe ky inat moj gore,,,, per malesaoret se edhe ti je je malok i bytheqiri i jugut, o pampers i tradhetareve, i shkedhyer ne breza! Mos e mer personale, sepse dihet qe flet ne emer te muti e te shurres!!! Ok sumaqe???

  5. Mania per te bere rruget e per ti perfunduar pa mbaruar e ka nje cmim dhe ate cmim e paguajne shqiptaret e shkrete qe jetojne ne ate vend akoma.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *