• |
ide | kryesore

Rama e inauguroi me daulle/ Bllokohet që ditën e parë Rruga e Arbërit (VIDEO)

Arkiva, Kryesore, Lajme



Reshjet e borës në Dibër dhe një breshër i fortë janë bërë shkak për bllokimin e rrugës së Arbërit gjatë pasdites, që u hap sot nga kryeministri Rama nën tam-tamet e daulleve përgjatë ceremonisë, ku merrnin pjesë disa ministra dhe deputetë të zonës. Për ta pritur kryeministrin Rama nën një mot acar, shoqëruar me shi kishin nxjerrë disa dhjetëra fëmijë dibranë.

Më të vegjëlve u kishin dhënë leje të mbanin ndonjë xhup, sipër jelekëve të kostumit tradicional. Të tjerët duhej të rezistonin derisa ministrja dhe drejtori t’i shpjegonin Edi Ramës para kamerave problemet me rrugës.

Ashtu duke u dridhur nga i ftohti pritën derisa ia bënë me shenjë. Drejt tyre po vinte Rama, Balluku dhe Ulsi Manja dhe fëmijët i janë bashkuar një fotoje që udhëheqja do ta hidhte më pas në profilin e tij në Facebook. Vetë i madhi i kishte marrë masat. Qe mbështjellë me një kapotë të trashë, të madhe, të zezë. E pat mbërthyer mirë edhe kopsën e vetme poshtë qafës, që i ftohti ta kish të pamundur të depërtonte.

Në pritjen që iu bë shefit të qeverisë nuk munguan edhe daullet. Dibranët pranë pushtetit kishin marrë masat të krijonin atmosferën e duhur për pritjen e “popullit” në shenjë mirënjohje për rrugën e re.

Në fakt, si Rama, ashtu edhe ministrja e infrastrukturës i kishte dalë borxhit dhe u kishte thënë se rruga nuk kishte mbaruar. Ky ishte një inaugurim simbolik, një tip ceremonie që i qëndronte si aksesor festës së 29 Nëntorit. Sepse realisht rruga ka ende shumë punë.

Për të shmangur ndonjë aksident tragjik janë marrë masat që policët të qëndrojnë në pjesë të ndryshme të rrugës për t’i kujtuar shoferëve të ulin shpejtësinë, sepse fare papritur gjatë udhëtimit, mund t’u dalë para ndonjë kantier ndërtimi, si foto që shpërndau në media deputetët e pd gjatë paraditës së sotme.

Rruga e Arbrit kalon në 6 tunele. Pesë kanë përfunduar. Një ka shfaqur probleme, ndaj në Murriz do të kalohet përmes një By-Pass ka thënë sot Balluku.

“Problemi qëndron në gjeologjinë e tunelit të Murrizt, tuneli më i gjatë dhe më kompleks i kësaj vepre 3.8 kilometra. Pjesën në qafën e Murrizit e kemi zgjidhur me By Pass që është i gjatë 8.8 kilometra , By Pass provizor, pasi do vazhdojmë një pjesë të punimeve. Kontrata ka afat fundin e Prillit 2022 dhe ne do bëjmë të pamundurën për ta dorëzuar në kohën e duhur” u shpreh ajo.

Por në orët e mbrëmjes një video e shpërndarë nga PD tregon një radhë të gjatë në rrugën e sapoinauguruar, ku makinat janë bllokuar.

Kreu i emergjencave civile Haki Çako doli menjëherë në media për të thënë se shkak i bllokimit ishin qytetarët që kur morën vesh se ishte hapur rruga ishin dyndur aty dhe kishin ngecur.

Gjithsesi Belinda Balluku u ka dalë borxhit drejtuesve të mjeteve që kanë ngecur sot në rrugën e Arbërit. Një ditë më parë, para se Rama ta inauguronte rrugën, ajo njoftoi se kur të bjerë borë, rruga do të mbyllet. Ndoshta shumë e morën për shaka. Për dreq, që ditën e parë meteorologët kanë raportuar reshje bore në Dibër./Lapsi.al



16 Comments

  1. Sepse per Komunistet e Partise ka rendesi qe te perurohet nje Veper Madhore ne nje feste tipike komuniste si 29 Nentori….. Pak rendesi ka se cfare po perurohet dhe funksioni apo qellimi i saj!

    1. Shikojeni vampirin Drakula, me mantelin e zi, duke ferkuar duart, ne krah ka ate qe ka punuar neper burdellot e Selanikut/Greqise (Titin, e kishte klient te rregullt, e njeh mire ajo), xhepat i kane plot me miliona € te vjedhura, nga taksat qe i zhvaten e i grabiten miletit!

    2. Ramut i qelbur. Mirë ta boni bora që ta bllokoi rrugën.
      Nuk dum rrugë nga ti.
      Ja po vjen Berish kreshniku. Ai ka me e zhblloku rrugën.
      Ah mor Namut, mor Namut. I thuaj dhe Gëlbazës. Ditë të zeza kanë me ju pa sytë….

  2. Rilindje=Estrade

    O Ramazan, thonje nje shprehje njehre ” Rruge te lene rrugeve”. Ti edhe nje nje cop rruge njekalimshme qe ben pas 9 vitesh ne pushtet, nuk e le as rrugeve, por rrugicave o bushter mashkull.

  3. A kane prinder ata femije qe presin udheheqesin me kostume popullore duke u dridhur nga te ftohtit. Po s’thone kot, skllever bij sklleverish.

    Skena qe te kujtojne takimet gju me gju me popullin te diktatorit komunist.

    Edhe ky xhybexhiu drejt asaj po shkon. Sa qesharake dhe tragjike ne te njejten kohe keto pamje…

  4. Kete rruge e pati nis Berisha para 2013 dhe Rama ne mandatin e trete akoma se ka mbaruar. Leje drogen o Rame se po shkon gati 60 vjec.

    1. O te qifte maloku laben ne gop o gjoks grope. Po pse pas 9 vjetesh, keto komunistet e kuq qe thoen ” pune jo gjume” nuk meremetuan dot nje skarpate? O gjysem opinge, “maloku” te beri te vish ne Tr per 2 ore o pleh. Ti shko inaguro aeroportin ne 3D te Ramazanit o komunist i felliqur.

  5. Gomari i Surrelit, sa her qe tall te tjeret kur e provon vete i kujtohet dhe thot me vete qe qenkam mut muti, si s me rri bytha rehat mo amon qe vetem di te shpif dhe te shaj, ndersa veten vetem e levdoj,

  6. për ta bërë më të plotë paradigmën e jetës së tij, po krijon dhe dy Kuvende të PD, që do t’i japë fund në të vërtetë mbijetesës së PD në skenën politike për disa vite. Këtë po e bën me gjakftohtësi, si një plak i keq që ka vendosur ta mbyllë jetën me inçest brenda familjes së tij politike, duke përdhunuar fëmijën e vet, që dhe ashtu e ka traumatizuar gjithë jetën. Politika imiton karkaterin e njeriut që e ushtron atë dhe Sali Berisha nuk mund të mos përfundonte këtu.Ju shkerdhefte Kina fisin o shpellkare te salihut mos kaloni nga kjo rruge neser kur shiu te pushoje,sepse salihu do tju quaj tradhetare

    1. Ik or gojors i Ramazanit. Kthehu te baxhella qe ke ne shpi se dogje freksion duke punuar per sufllaqen e ripjelles.

  7. Te besh rruge pastandarte per te vjedhur taksat e shqipetarve eshte kollaj. Veshtire eshte ti mirmbash qofte vet shteti qofte privati me PPP. Nje puntor me lopate ne dore kushtojne miliona

  8. Shikojeni vampirin Drakula, me mantelin e zi, duke ferkuar duart, ne krah ka ate qe ka punuar neper burdellot e Selanikut/Greqise (Titin, e kishte klient te rregullt, e njeh mire ajo), xhepat i kane plot me miliona € te vjedhura, nga taksat qe i zhvaten e i grabiten miletit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *