• |
ide | kryesore

Video/ E pabesueshme në Turqi: trajneri i Antalyaspor mbron arbitrin nga vetë lojtarët e tij

-Instant, Sport, Video
Antalyaspor



E pabesueshme ajo që ndodhi në Turqi në ndeshjen e Süper Lig mes Antalyaspor dhe Fenerbahçe. Trajneri Nuri Şahin e gjeti veten përballë lojtarëve të tij, për të mbrojtur arbitrin. Skuadra nga Antalia u përball në shtëpi me klubin e Stambollit në javën e 17 të kampionatit. Vendasit shpresonin të merrnin të paktën një pikë për tu larguar nga zona e rënies, por humbën 1-2. Rezultatin, natyrisht, nuk i pëlqeu Antalyaspor dhe lojtarët në fund të ndeshjes fajësuan arbitrin Kadir Saglam.

Vendasve, në veçanti, iu anulua goli i barazimit për shkak të një pozicioni të dyshimtë jashtë loje. Ai gol do ta kishte ngjitur klubin një pikë mbi zonën e rënies. Pas ndeshjes, lojtarët e Antalyaspor u tërbuan dhe u përballën me inat me arbitrin Saglam. Çuditërisht, trajneri Şahin ndërhyri dhe u bë mburojë njerëzore për arbitrin përballë lojtarëve të tij. 34-vjeçari, dikur mesfushor i Borussia Dortmund, Liverpool dhe Real Madrid, ka tentuar të qetësojë gjakrat.

Ish-mesfushori zgjati krahët për të mbrojtur Saglam dhe bëri i largoi të tijtë. Kjo nuk e ndaloi arbitrin të përjashtonte një anëtar të stafit të klubit. Şahin mbrojti arbitrin në fushë, por pas ndeshjes u ankua për punën e tij: “Ky gjyqtar nuk është i ri në episode të tilla. E kemi përsëritur vazhdimisht se nuk duam arbitra fillestarë”.

ANTALYASPOR KËRKON REGJISTRIMET E VAR

Antalyaspor i kërkoi Federatës regjistrimet e dialogut mes VAR dhe arbitrit për çështjen e pozicionit jashtë loje: “Ne e njihnim tashmë Kadir Saglam. Kujtojmë: në ndeshjen e Kasımpaşa, në javën e 5 të këtij sezoni, arbitri Kadir Saglam ishte ai që nuk i dha karton të kuq Larsson, por shpiku një penallti. Thamë se nuk duam gjyqtarë fillestarë. Pyesim veten nëse ka regjistrime të dialogut mes VAR dhe arbitrit për pozicionin jashtë loje. Kërkojmë sqarim, besojmë se duhet për të kuptuar transparencën e TFF. Kërkojmë drejtësi jo vetëm për komunitetin tonë, por për të gjitha klubet nga Anadolli”.

NDËRHYN EDHE GALATASARAY

Galatasaray, rivali kryesor i Fenerbahçe, i bëri jehonë kërkesave të Antalyaspor dhe kërkoi që të publikohen regjistrimet e VAR. Klubi i Stambollit shkroi në Tëitter: “Ata që nuk vuajnë për drejtësi e kanë marrë privilegjin e tyre, Fenerbahçe. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi për të gjithë. Të publikohen regjistrimet VAR të ndeshjes Antalyaspor – Fenerbahçe”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *