• |
ide | kryesore

Kërkoi lirinë, Apeli i GJKKO lë në burg Bledar Lilon

-Instant, Arkiva, Lajme
bledar



Gjykata e Apelit të Posaçëm ka miratuar masën e arrestit me burg ndaj Bledar Lilos. Ky i fundit është i akuzuar nga SPAK për “pastrim parash”, në kuadër të grupit krìminal.

Ish-badigardi i Rezart Taçit kërkoi masë më të butë sigurie. Nëpërmjet mbrojtjes, Lilo ka pretenduar se nuk ka lidhje me akuzat, pasi është vetëm shofer.

Bledar Lilo dhe Artur Balla, disa javë më parë u morën të panduher pas mbylljes së hetimeve nga SPAK, dhe do vijojnë të hetohen në masën e sigurisë arrest me burg.

Ndërkohë që Taçi, vijon të jetë në kërkim ndërkombëtar për të njëjtat akuza. Edhe ndaj tij është caktuar masa e arrestit me burg në mungesë. Lilo dhe Balla kanë mohuar akuzat që prej arrestimit.

Lexo më tej: Haradinaj reagon pas deklaratës së Kurtit për SHBA: Me këtë kurs është vënë në rrezik ekzistenca e shtetit 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *