• |
ide | kryesore

Deklarata e Kurtit për SHBA/ Haradinaj: Po vihet në rrezik ekzistenca e shtetit

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës-AAK, Ramush Haradinaj, sot ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Kurti, sipas të cilit, ShBA-të nuk mund ta përfaqësojnë Kosovën. Haradinaj ka deklaruar se ShBA nuk ka kërkuar asnjëherë një gjë të tillë.

“Cila është logjika e kryeministrit kur thotë se SHBA nuk mund ta përfaqësojnë Kosovën, kur nuk mbahet mend që Amerika ta ketë kërkuar një gjë të tillë! (Pse nuk i kishte shkuar ndërmend Albin Kurtit të thoshte në vitin 1999 se Amerika nuk mund ta çlirojë Kosovën)!”, ka shkruar Haradinaj.

Sipas Haradinajt, kryeministri Kurti mundohet ta krijojë përshtypjen se ai mund të jetë viktimë e një “komploti ndërkombëtar”.

“Pse ai me çdo kusht kërkon që Amerikën ta bëjë pjesë të problemit kur ajo ishte dhe është pjesë e zgjidhjes. Pse Albin Kurti mundohet ta krijojë përshtypjen se ai mund të jetë viktimë e një “komploti ndërkombëtar”! Apo po provon që edhe njëherë ta luajë viktimën, si në vitin 2020!. Detyrat dhe obligimet e një kryeministri janë të rënda, aq më tepër në rastin e Kosovës, dhe nëse nuk mund t’u bësh ballë sfidave që t’i nxjerr koha përpara, fajin nuk mund ta kërkosh diku tjetër, pos te vetja!”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka nënvizuar se Kurti duhet të bëjë kthesë për 180 shkallë, sepse sipas tij, është në drejtimin e gabuar dhe se ky vit nuk mund të vazhdojë me të njëjtat gabime.

“Kosova nuk e ka luksin të bëjë eksperimente duke u armiqësuar me partnerët strategjikë por duhet të shtrohet e të rinisë një fazë tjetër bashkëpunimi. Kjo dmth se Kryeministri duhet të bëjë kthesë për 180 shkallë sepse është në drejtimin e gabuar! Ky vit nuk mund të vazhdojë me të njëjtat gabime, sepse me këtë kurs është vënë në rrezik edhe vet ekzistenca e shtetit. Une u besoj atyre vendeve, që në krye me Amerikën, na janë gjendur në kohë të vështira”, ka shkruar tutje Haradinaj./KosovaPress/



4 Comments

  1. Zoti Haradinaj jeton ne te shkuaren e muajve te luftes, por ka harruar se fillimisht luftetaret e Kosoves u quajten “terroriste”.

    Detyrimi patriotik eshte ndaj vendit e pastaj aleancave…

  2. o ramush sa ma shumë ta ulësh kokën përpara Zonjës Anita, ma shumë do të të kërkojë ta mbash ulur, kështu është kudo, edhe në politikë.

    Bravo ALBINI!

  3. Ti duhet të shohësh veten Ramush, para se te flasësh për Kurtin. Konkretisht çfarë ofron ti në tavolinë për të zgjidhur çështjen kombëtare? Po kur vendet evropiane dhe ShBA nuk e bejne si duhet punën e tyre si arbitër dhe ekuilibrues ne Kosovë?! Po kur mbajnë të dyja anën e serbit?!

    Po që Amerika nuk i ka vetë në terezi punët e saja, kur zgjedhjet e veta të 2020 i vodhën, kur kan nje president ilegjitim!? Edhe Evropa një llum për vete është! Si thua ti që Albini të uli kokën dhe serbi ta shkeli me këmbë Kosovën?!

    Po! Nëse acarohen punët, deri në luftë le të shkojë puna. Kur dy komshij shkojnë keq dhe të tjeret nuk çajnë kokën për të *zgjidhur* çështjet ose janë të njëanshëm, atherë në përplasje do të shkojnë të dy palët.

    E kuptoj që situata është e komplikuar, por edhe të shtypur dhe servilë të perëndimit nuk qendrohet gjithmonë. Albini po bën më të mirën të mundshme duke ruajtur edhe dinjitetin në këtë situatë.

    Dhe e fundit – pyet veten pse perëndimi (Evropa dhe ShBA) kanë këtë qëndrim të butë (oportunist) ndaj serbit?! Pse?! Serbi sikur është aleat me rusin, si e shpjegon ti këtë paradoks?! Ka ndonjë gjë më të thellë dhe më të poshtër këtu?! Mos futet gjë feja në këtë mes?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *