• |
ide | kryesore

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Gjykata rrëzon kërkesën e Paplekajt për riekspertim të ngjarjes

-Instant, Lajme, Të fundit
Gjykata rrëzon kërkesën e Paplekajt për riekspertim të ngjarjes



Gjykata e Elbasanit ka rrëzuar kërkesën e avokatit të Arbër Paplekaj, Mirash Martinaj, i cili dy ditë më parë kërkoi rieskpertim të ngjarjes dhe eksperët të mos jenë të prokurorisë së Elbasanit.

Arbër Paplekajn akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit dhe plagosjen e oficeres së policisë, Xhensila Sota, ngjarje e ndodhur më 21 prill 2021 në Elbasan.

Në seancën e sotme gjyqësore pritet të zhvillohet ballafaqimi i provave materiale që Prokuroria disponon.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *