• |
ide | kryesore

“La Patrona”, mamaja e Piquè e krahasonte Shakirën me Pablo Escobar: mardhënia me vjehrrën gjithnjë e ftohtë

-Instant, Sport
Piquè



Ndarja mes Gerard Piquè dhe Shakirës vazhdon të përflitet shumë dhe është krejt e logjikshme që të jetë kështu. Në fund të fundit, dy protagonistët janë të dy yje me famë botërore. Ai është kampion i gjithçkaje me Barcelonën dhe Spanjën. Ajo ka shitur mbi 75 milionë disqe në karrierën e saj. Çifti, i lidhur pas Kupës së Botës 2010, u divorcua pas më shumë se dhjetë vjetësh. Ata kanë së bashku dy fëmijë. Por telenovela vazhdon ende. Nga kënga e artistes kolumbiane te… shtriga e varur në ballkon. Vetëm kapitujt e fundit që pasojnë një sërë thashethemesh se çfarë nuk shkonte me dinamikën e çiftit.

Mes vjehrrave, dhëndërve e nuseve, shpesh janë rrufe edhe në… kushte normale. Imagjinoni pas ndarjes. E nisi kanali Telecinco verën e kaluar, duke qenë se flitet për një këngëtare si Shakira, në transmetimin Ya es mediodía. Gazetarja Lorena Vázquez shpjegoi se njerëzit më të afërt me Piquè nuk e kanë vlerësuar kurrë marrëdhënien me Shakira. Duke filluar nga mamaja e mbrojtësit. “Nuk ka pasur kurrë një marrëdhënie shumë të përzemërt me të”, thotë gazetarja. Ajo shtoi se karakteri i fortë i kolumbianes është përplasur shpesh me atë të prindit të futbollistit. Madje deri në atë pikë sa marrëdhëniet mes tyre janë prishur në mënyrë të pariparueshme.

Lexo më tej: “Ndërrove një Ferrari me një Twingo”: Shakira, hakmarrja ndaj Piqué në këngën e fundit

LA PATRONA

Situata, shpjegon Lorena Vázquez, u ndërlikua më tej nga marrëdhënia me partneret e lojtarëve të tjerë të Barcelonës. Edhe atëherë nuk ka pasur përparime të mëdha gjatë viteve. Shakira nuk u miqësua kurrë me asnjë nga ËAGs blaugrana, përfshirë Antonella Roccuzzo, gruan e Messi. Gjithmonë për shkak të një karakteri të veçantë, që e bëri stafin e Piques t’i krijonin një pseudonim kolumbianes që thotë shumë: “La Patrona”. Çdo referencë është për bashkatdhetarin Pablo Escobar, veçanërisht për karakterin e tij e nuk duket aspak e rastësishme. Ndaj duket se problemet në çiftin e artë nuk lidheshin vetëm me pabesinë e mundshme të mbrojtësit. Mirëpo, meqë po flasim për një telenovelë… mbetet vetëm të priten episodet e radhës për zbulime të tjera…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *