• |
ide | kryesore

Deputeti i Partisë Demokratike Fation Veizaj heq dorë nga mandati i deputetit

-Instant, Lajme, Të fundit


Deputeti demokrat Fatjon Veizaj ka hequr dorë nga mandati i deputetit. Lajmin e ka dhënë vetë deputeti në një njoftim në rrjetet sociale. Deputeti ka vendosur të dorëzojë mandatin, kjo sipas tij për shkak të situatës brenda Partisë Demokratike.

Me anë të një postimi, Veizaj thotë se në këtë situatë ku ndodhet PD është përpjekje që mos ushqejë përçarje. Ai thekson se zhvillimet e fundit kanë treguar se ndarja në Partinë Demokratike është e pakthyeshme.

Veizaj:

“Të nderuar miq,

Kur pata nderin të zgjidhem deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Vlorës, nuk e kisha menduar kurrë përçarjen e demokratëve. Për fat të keq, prej një viti e gjysëm, Partia Demokratike nuk po ia del t’i japë fund përçarjes. As lidershipi dhe as deputetët e saj nuk po i përgjigjen interesit të demokratëve për ta bërë atë një forcë udhëheqëse, të respektueshme dhe fituese.

Vala e re e përjashtimeve në Partinë Demokratike ishte e tepert. Mund të jetë një vendim taktik në funksion të numrave në grup. Por vendimi ul edhe me tepër besueshmërinë dhe seriozitetin për të ardhmen grupimit vendimarrës.
Kanë plot të drejtë demokratet në zemërimin, zhgënjimin, madje edhe sarkazmën e tyre. Të treja këto ndjesi i kam përjetuar gjatë këtyre diteve.
Në këtë kohë të trazuar për Partinë Demokratike, jam përpjekur të mos e ushqej përçarjen, të qendroj pranë zgjedhësve, të respektoj bindjet e tyre, por zhvillimet e fundit kanë treguar se ndarja në Partinë Demokratike është e pakthyeshme.
Duke refuzuar kategorikisht përjashtimet nga njëra anë, por dhe mënyrën e përdorur nga individë të caktuar në kërkim pushteti personal, pa respektuar dinjitetin e deputetëve të zgjedhur dhe me pasojë thellimin e përçarjes nga ana tjetër, kam vendosur të heq dorë nga mandati i deputetit.
Detyrën time si opozitar do të vazhdoj ta kryej me kohë të plotë, duke punuar me kandidatët e opozitës për një rezultat sa më të mirë në zgjedhjet lokale!

Falenderime për të gjithë ata që më kanë mbështetur në këtë rrugë të pashkelur më parë!”-shkruan Veizaj .


12 Comments

  1. Ç’pati ky?
    Po gjithe ata vlonjate që të kane votuar apo hiç kot .
    Pse snejte të luftosh për ta permirsu gjendjen apo sdije nga cila anë të shkoje
    Baza kur ta zgjedhë kandidatin duhet se pari të analizojë prejardhjen që nga gjyshi që mos të ndodhin këto turpe
    Ashtu siç kanë bërë për të keqen e vendit kryetarët e partive që i zgjidhnin me këto kritere:
    Ka qenë komunist ka qenë ish sigurims ose biri i.tij ka qenë spiun.bir spiunë dhe tani jemi në këtë gjendje ku deputetët shiten si lopet në pazar.

    1. Njeri me dinjitet. E kuptoi qe me Berishen PD nuk bashkohet por vetem do te coptohet ai vendosi te largohet. Largimi i bolshevikut hap rrugen per bashkim.

  2. Vendimi yt per tu larguar nuk u sherben PD se vertet,nuk u sherben demokrateve ,nuk I sherben opozites! Ky vendim I sherben Edvin kurves,I sherben Shpetim zagarit,I sherben Lulit dhe Alibabes! Doreheqen nuk po e jep Arber Agalliu qe ka mare cerekun e votive te tua ne Vlore dhe Del e ciceron si deshtak qe eshte!

      1. Tani mund ti biesh gjoksit e ta besh grope sa ti dalesh nga ana tjeter. Ky nuk ndjen lageshtire ky nuhat lekun ose ndonje bythe, si shumica e deputeteve shqipmutngrenes.

  3. Njeri koti.Nuk kuptohet çfarë është.Nuk di t’i ndajë gjërat.Por siç mendohet ka hyrë në PD për përfitime e jo për sens politik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *