• |
ide | kryesore

Sabiani flet për Ilir Shaqirin: I uroj më të mirat

F1, Paparazzi



Sabiani ka folur së fundmi për raportin e tij me Ilir Shaqiri. Artisti ishte i ftuar në “Zemër Luana” ku në një nga lojërat i është kërkuar t’i thotë diçka  Ilirit. “I uroj jetë të lumtur. Ishalla fiton edhe një Big Brother tjetër”, u shpreh ai për ish mikun e tij”.

Më herët Sabiani ishte i ftuar në një intervistë ku zbuloi arsyen pse mungoi në dasmën e tij.

“Asgjë nuk ka ndodhur me Ilirin. Nuk kam ndërmend të martohem kështu që e di që Iliri nuk do të vijë në dasmën time. Kështu që nuk ka për t’i ngelur qejfi kurrë. Po në ndonjë festë tjetër do t’i shkoj nëse më fton. Unë gjithmonë e dua Ilirin pavarësisht se çfarë ka ndodhur.

Gjithmonë e ka pasur telefonin tim. Unë e di që Iliri do të vijë të më takojë. Dera është e hapur dhe gjithmonë do të jemi bashkë”- u shpreh Sabiani”. Nga ana tjetër Shaqiri ka treguar se dyshja nuk ka më komunikim.

“Me Sabin nuk kemi raport, secili ka jetën e vetë, ndoshta kjo edhe përsa i përket edhe gjërave që u thanë dhe gjërave që u bënë. Nuk kemi kemi komunikim… ka çudi dhe ka një lloj keqardhje sepse u transmetua një mesazh miqësie shumë i lartë dhe me shumë vlera, por ama kur fillon dhe abuzohet në miqësi kjo pastaj nuk është më miqësi”, deklaroi balerini.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *